Gishti i mesit i Borchardit dhe brryli i Ramës

E mërkurë, 20 November 2019 12:45

Gjesti i Bernd Borchardt duke i treguar gishtin e mesit protestueseve gra të Unazës së Re nuk ishte një moment nervozizmi, por një reagim instiktiv, pa asnjë breje ndërgjegje e numrit një të OSBE-së në Tiranë. Veprimi i tij më shumë shërbeu për meme në rrjetet sociale, por ata që duhet të reagonin institucionalisht, e mbrojtën deri në absurd këtë veprim që tregonte shumë më tepër se një moment nervozimi apo instikti.

Borchardt është Rilindas, i infektuar kokë e këmbë nga koncepti i qeverisjes së Edi Rama, ku qytetari është një kategori shoqërore që duhet përbuzur, shtypur dhe mbajtur gjithnjë nën diktatin e më të fortit, që në vendin tonë shkon me të pushtetshmin. Dhe ai ishte me parimin: “çudia e madhe tre ditë zgjat”, duke lënë pas atë skandal të paprecedent dhe mbajtur gjithnjë linjën qeveritare. Në mbrojtje të tij dolën Elisat, Taot dhe Ulësat parlamentarë të PS-së.

Në një vend serioz, të parët që duhet të reagonin do ishin pikërisht institucionet shtetërore, ku Ministria e Jashtme minimalisht do kërkonte një shpjegim për atë gjest, apo edhe një notë proteste. Ndodhi e kundërta, të gjithë në Rilindje e mbronin, e justifikonin, e madje gati sa nuk shpreheshin se mirë ua bëri protestusveve, këtyre “shpellareve të zbritur nga mali”-sikundër i quante Lali Eri ynë.

Dhe çmendurinë e parimit: “Asgjë nuk ka ndodhur”, e vijuan edhe të të ashtuquajturat Organizata Jo Fitimprurëse, (OJF), që fitojnë kaq shumë me projekte idiote, të mbështetura financiarisht edhe nga OSBE. Shoqatat e grave heshtën, edhe pse ai gisht i mesit nga një “idiot diplomat” iu drejtua disa zonjave të Unazës së Re që protestonin para Policisë së Tiranës për lirimin e fëmijëve të tyre.

Por sot Borchardt mësohet se është në Vjenë, i thirrur nga eprorët e tij, pikërisht për atë veprim, që shkaktoi edhe refuzimin, ose shpalljen “non grata” të diplomatit të tyre në Presidencën e Shqipërisë. Vendimi i kreut të shtetit për ta shpallur të padëshiruar diplomatin e OSBE-së në vendin tonë ishte i duhuri, ndonëse mjaft vonë, rreth dy muaj pasi ai kreu atë gjst të shëmtuar, pervers dhe mjaft të rëndë.

Nuk dihen masat që do të marrin drejtuesit e OSBE-së për të dërguarin e tyre në Tiranë, por e sigurt është që sa herë të shohë gishtin e mesit të dorës së djathtë këtij diplomati që u trimërua nga pushteti i Rilindjes do i kujtohet fundi i karrierës së tij.

Shigjetat e sulmit mund të nisen drejt një të huaji të shqiptarizuar, por ai është pasojë, shkaku është këtu. Kur qeveria shqiptare hidhte gaz lotsjellës mbi protestuesit e Unazës së Re, kur i mbante në qelitë e errëta të burgjeve dhe Rama u tregonte brrylin e gjatë, përse Borchard të mos u tregonte gishtin e mesit?

Një qeveri që shtyp popullin e saj, që mbulohet vetë deri në fyt nga korrupsioni, trafiku i drogës, mohimi i të drejtave themelore të njeriut, zbrazjen e popullsisë, sidomos nga të rinjtë e pashpresë, si mund të “duhet” nga një i huaj që këtu është i përkohëshëm.
Sot ka një tentativë për ta konsideruar si një “veprim individual” atë të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, por harrohet e madje nuk kujtohet kush të sjellë në vëmendje që të gjitha ambasadorët, me disa përjashtime të vogla, janë kthyer në mbrojtës të ethshëm të pushtetit të Rilindjes së Edi Ramës. Dhe ka një srye, e cila nuk lidhet drejtëpërdrejtë me karakterin e këtyre diplomatëve që janë me mision diplomatik të përkohëshëm në Shqipëri, por me infektimin që u vjen nga qeveria jonë.

Pushteti ofron benefite, ku shumë syresh ambasadorë sa vijnë në vendin tonë shkelin në parajsë. Fillimisht u hapen anë më anë dyert e kryeministrisë, priten si “misionarët e demokracisë” për ti kthyer në “gardistë të Rilindjes” dhe mbrojtës të një sistemi autoritar. Problemi nuk është “gishti i mesit” i ambasadorit të OSBE-së, por brryli i kryeministrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...