Paloka-Ramës: Ligji KÇK, plani B për të mbrojtur oligarkët dhe kriminelët

Hënë, 25 November 2019 20:31

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, teksa e cilëson si shtet policor ligjin e prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama, nga ana tjetër thotë se ”KÇK”, është plani B për të penguar SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Përmes një postimi në facebook, Paloka nënvizon se ky ligj është krijuar nga Rama që të mbrojë kriminelët dhe oligrakët. ”Rama realizoi sot atë që tentoi që në fillim; ngritjen e një strukture që nxjerr jashtë loje SPAK e që në vend që të luftojë krimin dhe korrupsionin, do të marrë përsipër mbrojtjen e kriminelëve, oligarkëve dhe të korruptuarve e mbi të gjitha, mbrojtjen e politikanëve të lidhur me krimin, duke kontrolluar vetë hetimin, prishur provat dhe sabotuar venien e tyre përpara drejtësisë”.

Postimi i plotë

Rama sot tregoi dhe nje here se tmerri i tij eshte nje drejtesi e pavarur. Ai qe bertiste me shume per reformen ne drejtesi, ne fakt ka bere gjithçka per te bllokuar SPAK dhe BKH. Qe diten e pare Rama tentoi qe hetimin ta kalonte ne dore te Sajmir Tahiri dhe “çunave” te Tahirit ne polici. Pasi kete ia rrezoi Gjykata Kushtetuese, Edi Rama beri gjithçka per te penguar e zvarritur ngritjen e SPAK dhe BKH.

Sot, pikerisht, diten qe SPAK mori jete, Edi Rama vuri ne zbatim planin B, qe i jep policise se kontrolluar prej tij hetimin dhe gjykimin. Me pak fjale, Rama realizoi sot ate qe tentoi qe ne fillim; ngritjen e nje strukture qe nxjerr jashte loje SPAK e qe ne vend qe te luftoje krimin dhe korrupsionin, do te marre persiper mbrojtjen e krimineleve, oligarkeve dhe te korruptuarve e mbi te gjitha, mbrojtjen e politikaneve te lidhur me krimin duke kontrolluar vete hetimin, prishur provat dhe sabotuar venien e tyre perpara drejtesise.

Por jo vetem kaq, kjo strukture do të perdoret dhe si mjet presioni dhe shantazhi ndaj kujtdo qe kercenon pushtetin e tij, gje qe ne fakt, ka bere deri me sot policia dhe prokuroria e kapur prej tij. Gjithçka ka te beje me friken nga SPAK dhe mbajtjen me çdo kusht te pushtetit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...