Edhe në një ditë të zezë, fatkeqësie si kjo, kryetari I bashkisë Erion Veliaj vazhdon me mashtrimet dhe falsifikimet e tij. I mësuar me këtë ritëm, ku propaganda ka rënësi, jo fakti, jo ndihma reale, Veliaj poston një foto sikur Tirana dhe bashkia e tij po solidarizohen me tërmetin dhe po japin ndihma, por e tradhton fortoja që shpërndan pasi ajo foto i takon 22 shtatorit dhe jo 27 nëntorit. Kjo është poltika mashtruese që ndërtohet mbi fatkeqësitë e njerëzve. Nuk ka nevojë për shumë koment e fjalë, vetëm të krahasoni dy foto që ka postuar vetë Veliaj dhe do kuptoni mashtrimin e tij mjerin!