BE mobilizon mbështetje shtesë për emergjencën pas tërmeteve që goditën Shqipërinë, ku më i forti ishte ai i 26 nëntorit.
Mësohet se BE ka mobilizuar tre ekipet e shpëtimit nga Greqia, Italia dhe Rumania, ndërsa theksoi se do të ofrohet ndihmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ambasadori i Luiggi Soreca tha se BE dhe shtetet anëtare janë përkrah Shqipërisë në këto momente të vështira.
“BE dhe shtetet anëtare janë përkrah Shqipërisë. Ne do të ofrojmë ndihmë në këtë moment të vështirë. Është një javë pikëllimi të thellë për Shqipërinë. Ngushëllimet tona shkojnë për popullin shqiptar”, tha Soreca.