“Pushteti vendor nuk duket askund”, Arben Malaj: Fatkeqësia vendit nuk i ka ardhur nga tërmeti, por nga…

Hënë, 02 December 2019 13:49

Specialisti i ekonomisë dhe i ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” ka folur për situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, sidomos pas tërmeti shkatërrimtar të 26 nëntorit, ku dhjetëra qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Ai kritikoi qeverinë, ndërsa u shpreh se nuk shikon një plan të qartë nga ana e saj për përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. I pyetur se sa është prekur ekonomia nga kjo fatkeqësi natyrore, eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, dha këtë përgjigje:”Është shumë shpejt dhe unë them që mos të nxitohemi. Të mos krijojmë shifra”.

Sipas Arben Malajt, ky dëm Shqipërisë nuk i ka ardhur nga fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit, por nga cilësia e dobët e ndërtimeve. Më tej ai tha se kostot e dëmit duhet t’i marrë përsipër vetë buxheti i shtetit.
Pjesë nga intervista:

Malaj: Kjo është një barrë e rëndë, e cila duhet menaxhuar. Qeveria nuk ka strategjinë e duhur për menaxhim. Ne në këtë situatë ishim bashkë me fqinjët tanë dhe nuk ishim vetëm. Kriza përballohet duke bashkuar të gjithë faktorët. Probabiliteti në do të këtë një fatkeqësisë, është e parashikuar në legjislacione. Fati i mirë sot që u mblodh Këshilli i Sigurisë. Një qeverisje serioze duhet ti ketë gati zarfet. Pushtetit vendor nuk duket asgjëkundi. Forcat shqiptare meritojnë respekt maksimal. Sa është dëmi i shkatuar? Ai është që do të dalë nga ekspertët. Për dëmin le ta llogarisin dhe kam një këshillë: kostot duhet t’i përballojë vetë buxheti i shtetit.

Si duhet të veprohet zoti Malaj, sepse që kur u goditëm nga tërmeti ka pasur kontribut me para. Ju thoni se kjo e gjitha duhet të përballohet me buxhetin e shtetit?

Malaj: Ata duhen të falënderuar me zemër. Duke iu dhënë mirënjohje çdokujt që ka dhënë qoftë dhe një qindarkë. Tërmeti ka edhe kosto psikologjike. Në kompani duhet të punohet me orë të reduktuara, sepse punonjësve u bie rendimenti. Gjërat janë në trendin pozitiv dhe kjo duhet përmirësuar. Nuk mund të shkojë kompania në vendin e krimit. Fatkeqësia vendit nuk i ka ardhur nga tërmeti, por nga cilësia e dobët e ndërtimi. Situata kritike duhen zgjidhje kritike ligjore. Kush ka shkaktuar dëmin nuk e riparon dot.

Sa është goditur ekonomia?

Malaj: Është shumë shpejt dhe unë them që mos të nxitohemi. Të mos krijojmë shifra.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...