Basha: Veprimet e Ramës për të mbyllur mediat, kriminale! Prokuroria të nisë hetimet

Hënë, 02 December 2019 21:16

Mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë është quajtur veprim kriminal nga ana e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas Bashës, Rama po përdor situatën tragjike ku ndodhet vendi për të sulmuar mediat që kanë nxjerrë në pah gabimet e tij si dhe kanë pasqyruar denoncimet e qytetarëve.

Basha ka kërkuar nisjen e hetimeve nga ana e prokurisë për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria.

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.

“Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”, shtoi ai.
Pak ditë më parë me urdhër të Ramës u mbyll portali “Jeta Osh Qef”, ndërkohë që sot mësohet të jetë mbyllur Fun Page “Brryli Brodway” e cila njihet për memet, satirat dhe qëndrimet kritike ndaj qeverisë por jo vetëm. Por kjo nuk mjafton me kaq. Një sulm i tillë është bërë edhe ndaj një mediaje të re informative online, “Dosja.al” e cila është bërë e paaksesueshme në rrjet, dhe sipas botuesit, arsyeja ka të bëjë me një foto, e ‘drejta e autorit’ për të cilën është e papërcaktuar

Modifikuar më Hënë, 02 December 2019 21:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...