Artur Zheji: Ujqërit na morën edhe Luljeta Bozon, thua?…

Diel, 15 December 2019 13:34

Nga Artur ZHEJI

Kur e pashë të mirën Luljetë, të ulur në mbledhje të Këshillit të Ministrave, më erdhi ligsht, sepse m’u duk si “Eliza në botën e çudirave”…

Ajo, qartazi fliste ndershëm dhe dukshëm në kohën e duhur, por në vendin e gabuar.
Ishte mbresëlënëse dhe jetëshkurtër, kjo shfaqja e Luljetës, në tryezën e bosëve të parasë publike, si një gjysëm shenjtore që fliste për rindërtimin, pikërisht në sofrën e banketit të derrave dhe dosave mëkatarë, që kishin fshehur thikat dhe pirunjtë e florinjta të PPP-ve!…

E pra, mëse gjysma e tyre, pjesëtarët e përhershëm të banketit qeveritar, duhet të ishte në burg për grabitje dhe vrasje para e pas Tërmetore!

E vetmja fytyrë e shqetësuar, duke ndjekur gati me bezdi të folmen e saj ishte Ramë Ziu! Sepse Ay, nuk po kuptonte nëse prania e saj në mbledhje të qeverisë, ishte apo jo një kurth, për të diskretituar, kafkat pa tru, që ay, kryeministri ka qëmtuar me kujdes, si ndenjës dhe ngrënës, të asaj tryeze qeveritare…

Sepse duam s’duam, ay mbetet kryedhelpra më inteligjente e atij bataku multimilionerësh! E ndjeu ay, si e ndjen thonë Djalli aromën e temjanit, që Luljeta flokë thinjur dhe e pallangosur me makeup, një dele e bardhë, mes ujqish dhe ujkonjash aty, kish fituar e po fiton shumë pushtet mediatik dhe gati mistik, mbi njerëzit e dërmuar dhe gjysmë të çmendur pas tërmetit, e në kërkim të një Shprese!…

Dhe pushteti, qoftë edhe pa ambicie politike apo komerciale nga pas, po fryhej çdo sekondë… E kështu, po rritej pushteti i Luljetës, mirëpo një rritje e tillë, është gjithmonë e rrezikshme! Sepse vjen befas një kohë, e nuk kontrollohet (sepse populli mund të budallallepset e i vete pas! Ose aq më keq akoma, “Ajo Luljeta”, largqoftë, mund ta kontrollojnë edhe të tjerët…

Loja, në përpjekjen për të përdorur Luljetën, filloi, pikërisht kur këshilltarët e shtrenjtë paguar, e këshilluan RamëZiun, ta thërriste në zyrë e të xhirohëj apo të fotografohej me të! Por RamëZiu, nuk ka durim të dëgjojë, as edhe për gjasme, e zu ti mbajë një goxha fjalim, live, ndërsa ajo filloi të dilte nga zyra me faqe të ndezura (ndoshta të skuqura nga sikleti)!
Luljeta flokë bardhë, që filloi ti rritet edhe tensioni i gjakut, nga vetëpërmbajtja, e dëgjonte me urtësi të kalitur prej nëne të sprovuar, duke na hutuar të gjithëve…

Por efekti doli tmerrësisht keq! Populli, akoma shumë Luljetëdashës, tha me vete kur shihte RamëZiun që vetëm fliste dhe Luljetën që vetëm dëgjonte, se e pat edhe kjo punë…
Populli në hall, e besoi dhe e “përpiu” me dashuri këtë zonjë gojëëmbël, veshur si fisnike dhe pa xhingla firmato dhe që fliste me kompetencë të natyrshme.
Dhe në gjithë atë kope femrash qeveritare apo politikë bërëse, debile të papara, plot operacione plastike (ku mund t’ja gjesh përshembull buzët në prapanicë dhe kërcimin e të pasmeve të fryra, në buzë apo mollëza), thinjat e flokëve të mbledhura thjesht e shpejt, të Luljetës, u bënë sigurisht “trendy i ri”!
Prisni tani, kur ministreshat, drejtoreshat apo deputeteshat, të çngjyrosen dhe të thinjen një e nga, me modën e re, alla Luljeta’s style, që vetëm stil, nuk përpiqet të bëjë së jashtëmi ajo, inxhiniere Luljeta, që duan ta vyshkin nëpër mbledhje!…

Por gjithësesi, një “dorë misterioze” u kujdes mjeshtërisht, që dukurija “Luljeta Bozo”, të fashitej e të fshihej, ditë pas dite.
Të mbetej pra një aksident, në të përditshmen tonë gri (kështu do të jetë vendosur në ndonjë shtab komunikimi…)

Trendy i Shpresës së një populli gjysëm të çmendur nga mashtrimi dhe mashtruesit e që e drejtojnë gjithkund, mund të ishte edhe ajo, por duket se u bë e rrezikshme ca si shumë me dlirësinë e saj dhe e sfumuan pak e nga pak, fill mbas mbledhjes së qeverisë.

Modifikuar më Diel, 15 December 2019 13:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...