Pollo: "Reçaku si apel për vlerat e humanizmit; turp nëse Rama validon negacionizmin me vizitë në Beograd"

E Enjte, 16 Janar 2020 08:58

Nga Genc Pollo

Reçaku si apel për vlerat e humanizmit; turp nëse Rama validon negacionizmin me vizitë në Beograd. Para afro 20 vjetësh isha i ftuar në një darkë tubim të komunitetit shqiptar në Çikago dhe organizatorët më nderuan duke më ulur në tavolinën kryesore ku rastisa pranë ambasadorit Wiliam Walker. Nga biseda jonë e fragmentuar nga fjalimet e këngët patriotike dy gjëra mbaj mend prej tij: se diplomati Walker ishte specialist i Amerikës Latine, pa njohuri për Ballkanin dhe në pritje të ndonjë emërimi ambasador në Buenos Aires apo Montevideo, që për koincidencë administrative kishte pranuar postin e shefit të Misionit Verifikues të Kosovës (OSBE). Së dyti dhe më e rëndësishme ishte vendosmëria e tij për të denoncuar atë që ai në janar 1999 konstatoi me sytë e tij si masakër të civilëve ishte spontane e pa udhëzim specifik nga Departamenti i Shtetit. Jo të gjithë anëtarët e misionit donin t'a raportonin e t'a shpallnin publikisht atë që panë mbasi e ndjenin ndoshta kjo se do të ishte pika e ujit që përmbys kupën. Por Walker u imponua dhe çfarë vijoi është histori.
Javë më vonë një autopsi e mjeko-ligjorëve finlandezë do të konfirmonte Walker-in duke konkluduar se 45 viktimat ishin civilë të paarmatosur dhe jo luftëtarë të UÇK-së siç pretendonte Millosheviçi.
E kam kujtuar këtë episod si një rast konkret kur njeriu i duhur në kohën e vendin e duhur mund të bëjë ndryshimin e madh. Dhe me njeri të duhur kuptojmë personin me integritet moral të cilin ndërgjegja nuk e lejon të mbyllë gojën para të keqes sidomos kur ka detyrën t'a denoncojë atë.
E fundit gjë që mund të më shkonte në mendje atëhere në Çikago ishte se dy dekada më vonë presidenti i Serbisë do të mohonte hapur krimin shtetëror të Reçakut për të cilën mban përgjegjësi jo vetëm nisur nga parimi i vazhdimësisë shtetërore por edhe pse personalisht ishte ministër në qeverinë e Beogradit në vitet 1998-2000. Dhe jo ministër pa portofol por ministër i propagandës i cili ka asokohe ngriti akuza kundër redaktorëve kur këta të fundit, të vrarët në Kosovë i raportonin si " njerëz" e jo si "terroristë".
Ecuria e historisë ka treguar se nuk është gjithnjë pozitive siç dëshmon edhe paaftësia e udhëheqjes serbe për të përqafuar në brendi parimet e humanizmit dhe për t'u çliruar nga nacionalizmi rabid e nga urrejtja etnike.
Mohimi i Vuçiçit në dhjetor shkatoi protesta unanime në Kosovë, plot zëra dënues në Europë e në Shqipëri. Deklaratat përkujtimore sot, në këtë përjvetor jo jubilar të Reçakut nga çdo ambasadë perëndimore në Prishtinë janë gjithashtu një reagim indirekt por i qartë ndaj presidentit të Serbisë. Në këtë sfond tejet shurdhuese është heshtja e Edi Ramës. Ai nuk pipëtiu kur Vuçic mohoi Reçakun, e pak ditë më vonë, kur i shtroi tapetin e kuq në Tiranë, përsëri heshti; madje kur ja kujtoi një gazetare ja ktheu me vrazhdësi.
Minishengeni ballkanik është ekspozuar si një nismë përgjithësisht e padobishme për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, si gjeopolitikisht e dyshimtë, si përçarëse në Ballkanin Perëndimor dhe më e rënda si izoluese për Kosovën.
Skandali me Reçakun do të duhej të ishte një moment tjetër për Tiranën zyrtare për të rikonsideruar pjesëmarrjen në takimin e Beogradit në fund të janarit nëse nuk tërhiqen deklaratat negacioniste. Prania e Ramës përkrah Vuçiçit në Beograd do të ishte përdhosje për viktimat e pafajshme dhe një turp i madh për qeverinë e Tiranës.
Genc Pollo
Ish ministër e deputet
15 janar 2020

Modifikuar më E Enjte, 16 Janar 2020 09:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...