Paketa anti-KÇK/ Vasili: Asgjësimi i reformës në drejtësi dhe i ndarjes së pushteteve, kush mbyll sytë njësoj fajtor si huliganët e qeverisë

Saturday, 01 February 2020 14:49

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë dhe paketës “anti-KÇK” të miratuar dje prej saj. Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se ‘KÇK’ lindi vetëm nga nevoja e qeverisë për të penguar zbatimin e ligjeve në fuqi.

Sipas tij, KCK-ja asgjëson plotësisht çdo objektiv që reforma në drejtësi kishte për një drejtësi të pavarur dhe të pakapur nga qeveria dhe që do të luftonte me eficiencë të plotë krimin, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të pista.

POSTIMI I VASILIT
KÇK-ja: Huliganizem i qeverise kunder shteti ligjor!
KÇK lindi vetem nga nje nevoje dhe nga nje objektiv: ai i pengimit, i konfuzimit dhe i neutralizimit nga qeveria te zbatimit te ligjeve ne fuqi.

Kjo eshte e qarte si drita e diellit.
Te gjitha ligjet ekzistojne, jane te plota shterruese dhe permbajne te gjithe instrumentet per te vepruar, neutralizuar e denuar veprimtarine kriminale duke filluar nga ligji Antimafia, Kodi Penal dhe i Procedures Penale dhe nga nje tufe institucionesh, qe kontrollohen nga vete qeveria, si: Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, SHISH, Departamenti Antikorrupsion ne Kryeministri, Drejtoria e Informacionit te Klasifikuar, Sektori i Programeve në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit, Ministrinë e Drejtësisë, Agjencia e Prokurimit Publik, SHÇBA ne Ministrine e Brendeshme etj.

Kjo pafundesi strukturash, qe varen nga vete qeveria jane kapur prej saj dhe kryejne te kunderten e misionit te tyre, pra nuk zbulojne dhe nuk luftojne veprimtarine kriminale, por perkundrazi me veprimet dhe mosveprimet e tyre e stimulojne dhe mbeshtesin ne funksion te mbajtjes se pushtetit te rilindjes dhe Edi Rames.

Rrembimi policor nga qeveria e pushtetit te Gjykatave eshte nje strategji kriminale per te shtuar konfuzionin, per ti dhene kohe krimit qe te humbe gjurmet, qe te organizohet, te informohet per te mos u demtuar,por per te vazhduar edhe me i forte te qeverise permes te telekomanduarve prej tij ne qeverine e rilindjes.

KCK-ja asgjeson plotesidht çdo objektiv qe reforma ne drejtesi kishte per nje drejtesi te pavarur dhe te pakapur nga qeveria dhe qe do te luftonte me eficience te plote krimin, trafikun e droges dhe pastrimin e parave te pista ku qeveria vete eshte zhytyr koke e kembe dhe per te cilat ndodhet nen akuze boterisht sepse e ktheu Shqiperine sipas DASH ne baze te krimit te organizuar per Europen, SHBA, Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme si dhe e shnderroi Shqiperine nder tre vendet me te korruptuara te botes sipas Bankes Boterore.

SPAK dhe BKH u krijuan nga reforma ne drejtesi per te hetuar e denuar shume fort dhe ne menyre te pavarur krimin dhe korrupsionin
Kontrolli policor nga po ajo qeveri dhe polici, qe lejuan kthimin e Shqiperise ne Narko Shtet eshte asgjesimi real i shtetit te se drejtes dhe praktikisht eshte si ti varesh melcite ujkut ne qafe.

Qeveria dhe Policia e dosjeve 184 dhe 339 dhe e bandes kriminale te kryebashkiakeve te 30 qershorit do te luftoka krimin permes KÇK.
Ky eshte fundi i Reformes ne Drejtesi.
Kushtetuta e 21-22 korrikut dhe shtate ligjet e reformes ne drejtesi u dhunuan e u zhbënë me kete Akt Normativ huliganizmi qeveritar te pashembullt, antikushtetues dhe antiligjor.

Cdo qytetar i Shqiperise duhet ta dije shume qarte se nuk mungon asnje ligj per te luftuar kriminelet dhe veprimtarine e tyre.
Çdo qytetar duhet ta dije mire se kriminelet, qe blene votat per rilindjen, qe ajo te rrije ne pushtet, kerkojne sot mbeshtetje dhe KÇK-ja eshte dhurata e qeverise per ta.

KÇK eshte asgjesimi i reformes ne drejtesi dhe i ndarjes se pushteteve si themel i demokracise dhe i shtetit ligjor.
KÇK-ja ka per mision poshterimin, neutralizimin dhe nenvleftesimin e institucioneve te reja te drejtesise e sidomos SPAK dhe BKH.
Kush mbyll syte dhe gojen sot perpara ketij huliganizmi qeveritar policor ndaj shtetit te se drejtes ne Shqiperi eshte fajtor njelloj si huliganet e qeverise.
SPAK i ka perpara syve shkelesit qeveritare te Kushtetutes e ligjit dhe shperdoruesit e dhunshem te detyres shteterore ne interes te krimit
SPAK ti hetoje e ti denoje, ç’pret më??

Login to post comments