Intervista me Bashën/ Gazetarja: Çfarë konstatova nga biseda

Saturday, 01 February 2020 14:57

Një intervistë e kreut të opozitës, Lulzim Basha, dhënë televizionit ABC News, solli edhe reagimin e numrit dy të PS, Taulant Balla.

Për shkak se pati keqkuptime rreth intervistës, e cila u interpretua sikur kryetari demokrat është shprehur se ka një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme, Balla u mor vetëm me keqkuptimin.

Për këtë situatë reagoi edhe gazetarja Mimoza Koçiu, e cila bëri intervistën.

“Duke parë “ndjeshmëritë” nga kjo intervistë me kryetarin e PD, do doja të thoja çfarë kam konstatuar nga bashkëbisedimi, që ishte më i gjatë, se çfarë përzgjodha për transmetim, për efekt minutazhi:

Një opozitë ka detyrimin të kërkojë e të arrijë zgjedhje të parakohshme, nëse sheh se kundërshtari nuk po qeveris si duhet. Historikisht në këtë vend, ndryshimet në reformën zgjedhore janë pasuar me zgjedhje. Reforma nuk bëhet për t’u vënë në kornizë, por për t’u zbatuar. Padyshim që për këtë duhen dy palë, por të paktën prej 14 janarit të dyja janë ulur në një tryezë, POLITIKE, jo thjesht teknike.

Propozimi i kryetarit të PD Lulzim Basha është një qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve, derisa vendi të hyjë në BE, pavarësisht kush është në pushtet. Bën sens, sepse së pari duhet të marrë fund modeli i lodhshëm i mospranimit të rezultatit, e së dyti, asnjë kryeministër nuk duhet të mendojë, se në 4 vitet e mandatit të vet, do ketë komoditetin të bëjë si të dojë,” shkruan ajo.

Login to post comments