Rama tregon policët që do dalin në rrugë/ Si do anashkalohet prokuroria

Saturday, 01 February 2020 15:34

Kryeministri Edi Rama publikoi një video, ku shfaqen efektivët e Operacionit “Forca e Ligjit”, duke u stërvitur. Përbri videos së publikuar në “Facebook”, Rama shkruan se ditën e hënë forcat e Njësisë Speciale do të dalin në terren për të zbatuar ligjin anti-KÇK.

“OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar????”, shkruan Rama.

Nisma e Ramës u kritikua nga shoqëria civile pasi thuhet se anashkalon Prokurorinë dhe Gjykatat. Po ashtu, nisma nuk ka marrë dritën jeshile nga partnerët, sepse nuk e kanë lexuar fare draftin.
  

 

Ligji special anti-KÇK, miratuar nga Qeveria përmes një Akti Normativ, parashikon ngritjen e dy strukturave të posaçme.

Nga një anë krijohet Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar, që kryesohet nga ministri i Brendshëm. Ndërsa Operacioni Forca e Ligjit (OFL) shndërrohet në një strukturë të veçantë pranë Policisë së Shtetit, nën varësinë e drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Kjo strukturë, së bashku me drejtorin e policisë, merr fuqi ligjore që i lejojnë të anashkalojnë Prokurorinë dhe Gjykatën.

Neni 11 i Aktit Normativ parashikon që në raste urgjence dhe nevojë, me kërkesë të OFL-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, mund të vendosë masa parandaluese personale ndaj subjekteve të ligjit anti-KÇK, si kufizimin e lëvizjes dhe ndalimin e daljes jashtë vendit deri në një vit, detyrimin për të mos u larguar nga banesa pa njoftuar autoritetet, apo detyrimin për të mos marrë pjesë në tubime dhe aktivitete publike. Kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe strukturës Operacioni Forca e Ligjit, shtrihen deri në sekuestrimin e pasurisë.

Neni 20 i referohet përsëri rasteve të emergjencës, duke autorizuar blutë që të vendosin masën e sekuestros ndaj pasurive të subjekteve të ligjit anti-KÇK, nëse dyshohet rreziku i tjetërsimit apo asgjësimit të saj.

Në rastin e masave personale, Policia duhet t’i drejtohet prokurorit brenda 24 orësh, ndërsa sa i përket sekuestros së pasurisë, duhet ta referojë çështjen brenda 72 orësh.

Para hyrjes në fuqi të këtij Akti Normativ, asnjë nga këto veprime nuk mund të kryheshin pa autorizimin e Prokurorisë dhe Gjykatës. Struktura policore e Operacionit Forca e Ligjit, gëzon gjithashtu të drejtën të kërkojë akses për të përgjuar komunikimet telefonike, si dhe shërbimet për komunikimin përmes postës elektronike, përfshirë ato në internet përmes aplikacioneve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...