Gjermani, përçarje në koalicion për kufizimin e shpejtësisë në autostrada

Hënë, 03 February 2020 09:25

Një grindje e gjatë nëse Gjermania duhet të vendosë kufizime shpejtësie në autostrada, ka çuar në ndarje në qeverinë e koalicionit, pas një peticioni të nisur nga aleatët konservatorë të kancelares, Angela Merkel.

Partia e Unionit Kristian Social (CSU) me qendër në Bavari, nisi një fushatë kundër kufizimeve të shpejtësisë, me një faqe interneti dhe peticion që deklaron “Jo Faleminderit!” (për kufizimet).

“CSU po merr një qëndrim të qartë kundër kësaj skeme ideologjikisht të motivuar nga të Gjelbrit, SPD (Partia Social Demokrate) dhe partia “Die Linke”, thuhet në faqen e internetit.

“Në dy ditë, peticioni i tyre ka mbledhur 10 000 firma”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Markus Blume për gazetën “Bild am Sonntag”.

Login to post comments