“Dyshohet se mbetjet kanë një lëndë kancerogjene të fuqishme”! Panariti: Të bëhen sa më shpejt analizat

Premte, 21 February 2020 14:39

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, foli në rubrikën “Opinion”për mbetjet e bllokuara mbrëmjen e kaluar në Portin e Vlorës, pasi dyshohet të përmbajnë lëndë kancerogjene.

Ish-ministri Panariti tha se dyshohet që ato mbetje të kenë asbest, që është një lëndë kancerogjene e fuqishme dhe që nuk përfshihet në listën e lëndëve, që lejohen për t’u importuar.

Duke fajësuar palën italiane pse nuk e kanë bllokuar ngarkesën në Portin e Brindisit, ish-ministri deklaroi se prokuroritë e të dyja vendeve, shqiptare dhe italiane, duhet të merren seriozisht me këtë çështje, dhe duhet bërë sa më parë analiza e mbetjeve, për të vërtetuar nëse përmbajnë lëndë toksike.

“Jam i shqetësuar, presim rezultatin e analizave. Kjo është çështje laboratorësh, që duhet ta konfirmojnë nëse në këto mbetje kemi elementë të lëndëve toksike. Ajo që më bën përshtypje është se trageti ka kaluar Portin e Brindisit, pra duhet t’iu jetë nënshtruar kontrolleve italiane. Ngarkesa duhet të ishte penguar atje. Fakti që bllokohet nga pala shqiptare lë për të dyshuar. Çështja e trafikut të mbetjeve është një problem shumë i madh në Itali, ku është marrë dhe vetë Presidenti i Republikës Napolitane.

Italia po përqendrohet shumë në sfidën që ka me mafian dhe trafikun e lëndëve toksike, që të veprojnë. Është një biznes me miliona dollarë. Për t’u kthyer te rasti jonë, në radhë të parë duhet përcaktuar çfarë do bëhet me ato mbetje. Dyshohet për asbest, një lëndë kancerogjene e fuqishme dhe që nuk përfshihet në listën e lëndëve, që lejohen për t’u importuar. Me këto mbetje mund të trafikohen e kontrabandohen mbetje jashtëzakonisht të rrezikshme toksike. Nëse nuk ka kapacitete laboratorike brenda vendit për këto mbetje, duhet kërkuar mbështetja e Italisë”, tha ish-ministri.

Kemi ne laboratorë për të bërë këto analiza?

Natyrisht, por nuk e kuptoj pse nuk i bëjnë. Këto janë analiza, që duhen kryer. Në të kundërt duhet kërkuar ndihma e palës italiane, e cila ka përgjegjësi.

Si bëhet ky lloj trafikimi i këtyre mbetjeve të rrezikshme?
Shqipëria nuk ka asnjë lloj mundësie për të bërë përpunimin e azbestit. Qëndron aty si një lëndë e fuqishme kancerogjene, edhe nëse groposet. Nëse Shqipëria vërteton që kjo ngarkesë është e paligjshme, duhet ta kthejë mbrapsht. Por për këtë, duhet të hapet një proces gjyqësor, se dikush fshihet pas natyrisht. Mbrapa mund të kemi ‘malavitën’, që e përdor Shqipërinë si një kazan mbetjesh toksike.

Efektet e asbestit jepen më vonë…
Deri në vitet ’90 nuk kemi pasur ndalesë për asbestin. Por, tani Shqipëria e ka të detyrueshme të zbatojë praktikat evropiane për mbetjet toksike. Prokuroritë shqiptare dhe italiane duhet të merren seriozisht me këtë gjë, nëse ka problem.

Fakti që u kap është një hap i mirë?
Është për t’u përgëzuar policia shqiptare, që bllokon një ngarkesë, që duhet të ishte bllokuar në Itali. Por, tani duhet provuar nëse ka lëndë toksike. Policia u nxitua që i bëri publik emrat, pasi dëmtohen. Nuk duhen bërë publikë, pa u sqaruar me analizën, që kemi mbetje toksike. Shpresoj që t’i shkohet në fund kësaj historie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...