Panariti: BE ka ndarë 1 milion euro për bujqësinë, qeveria t’ua japë në dorë fermerëve

Saturday, 25 Prill 2020 18:59

Për ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panaritin nuk ndodhemi në një situatë alarmante sa i përket numrit të personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri, ndërsa gjatë një bisede me skype për Fax News, ai tha se ka luajtur një rol jo të vogël zbatimi i masave nga qytetarët.

Duke ripërsëritur nevojën për shtimin e gjur mimeve përmes shtimit të testeve, Panariti tha se disa masa janë të panevojshme dhe krijojnë stress tek qytetarët.

Nuk jemi në një situatë alarmante si shumë vende të tjera me një përhapje më të madhe dhe më të rëndë tëpandemisë. Kanë qenë forma relativisht të lehta. Rastet e shtruara nëspital dhe në renaminacion janë të ulëta dhe të përballueshme në vendin tonë. Sensi i ndjeshmërisë së lartë të qytetarëve e ka përcaktuar në një farë mënyrë gjithë procesin. Kanë pasur një rol në numrin e infeksioneve. Duhej diçka më shumë në lidhje me gjurmimin e infeksioneve dhe shtimin e testeve. Disa masa janë të panevojshme dhe krijojnë stres, shpresojmë që periudha e verës të sjellin një ulje të infeksionit siç ka ndodhur edhe me viruse të tjera”, tha Panariti.

Sa i përket mbështetjes së sektorit të bujqësisë nga qeveria, ish-ministri tha se Bashkimi Europian ka ndarë një fond prej 1 milionë eurosh, por që sipas tij nuk përdoret në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ai tha se qeveria duhet të bëjë gjithçka përtë marrë atë fond duke ua shpërndarë fermerëve për të cilët tha se ndodhen në një situatë aspak të favorshme

“Unë mendoj që bujqësia ka nëvojë për para të investuara direkt që shKojnë në duart e fermerit. Unë do ta këshilloja qeverinë që të përdoren fondet e dhëna nga BE për bujqësinë, janë rreth 1 milionë euro që ende nuk janë të drejtpërdrejta. Kambështetje me këto para që bëhen nga BE në mënyrë iNdirekte, dhe mendoj se këto para duhen përdorur në ndihmë të fermerëve sepse ka nevojë për to dhe mbështetjen e prodhimit. Duhet që qeveria të bëjë një kërkesë pranë BE për mbështetje direkte për fermerët”, tha Panariti për Fax News.

Modifikuar më Saturday, 25 Prill 2020 22:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...