Kryeministri Rama strehoi muxhahedinët iranianë, po sjell 33 mijë sirianë, si dhe po përgatiten për punësim mijëra afrikanë

E Enjte, 05 Mars 2020 12:29

Përveç muxhahedinëve iranianë që janë strehuar në Shqipëri, diku te 5 mijë veta, kryeministri Rama duket se ka dhënë fjalën BE (e cila ka halle për emigrantët sirianë, edhe për shkak të konfliktit Turqi-Greqi), pra qeveria shqiptare është vetofruar për të marrë edhe 30 mijë sirianë. Ndërkohë muxhahedinët janë sjellë për interes të amerikanëve, sirianët po vijnë për llogari të BE ( që ti hapin negociatat Ramës), ndërsa afrikanët do mbërrijnë për të punuar për oligarkët nëpër kantieret e tyre.

Lajmin për ardhjen e  30 mijë sirianëve e dha mbrëmë TCH.

 

Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po përgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergjente. Burime të sigurta për “Top Channel” bëjnë me dije se katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati 6 qendra pritëse, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me Greqinë.

Siç bëjnë me dije burime e sigurta të Top Channel, Emergjencat, Policia e Shtetit, Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes po ndajnë detyrat në rast se ndodh që Shqipëria të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë të ardhur nga Greqia. Opsioni për qendrat pritëse mund të jenë sipas burimeve në Elbasan, Gjirokastër, Korçë por edhe në Lezhë.

Paraprakisht është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 30 mijë refugjatë. Në një rast të tillë të fluksit të refugjatëve parashikimi fillestar i institucioneve përkatëse është edhe hapja e vendgrumbullimeve përpara shpërndarjes së refugjatëve drejt qendrave. mendohet tha një burim që këto vende pritëse të jenë në pikat kufitare të Kakavijës, Rips, Qafë Botë, 3 Urat dhe Kapshticë.

E thënë ndryshe në të gjitha pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Ky plan masash që është nën diskutim përfshin edhe angazhimin e mjekëve, por edhe të logjistikës nga institucionet e tjera. Një diskutim i tillë nëse Shqipëria do të strehonte apo jo refugjatë sirianë u hap edhe gjatë 2015, kur u kërkua ngritja e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje.

Kriza e refugjateve u rihap pak ditë më parë kur Turqia hapi dyert për të lejuar rrugëtimin e refugjatet siriane drejt vendeve të BE-së, ndërkohë që menjëherë pas këtij veprimi Greqia dhe Bullgaria deklaruan se kishin forcuar masat në kufi, shkruan TCH.

Kryeministri Rama ka thënë në parlament se do të ndryshojë ligjin për të punësuar punëtorë nga jashtë shtetit shqiptar, pra flitet për mijëra afrikanë të cilët do vijnë në Tiranë dhe qytete të tjera.

Kur po ikin mijëra të rinjë shqiptarë nga vendi për mungesë pune dhe pagash, ndërkohë po mbërrijnë muxhahedinë, sirianë dhe afrikanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...