Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek lajmi që koronavirusi ka mbërritur në vendin tonë, presidenti Ilir Meta pritët të mbajë sot një komunikim me mediat
Siç bëhet e ditur nga zyrat e shtypit pranë Presidencës, komunikimi është parashikuar të mbahet në orën 18:15.
Kujtojmë se në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar si mbartës së këtij virusi vdekjeprurës 2 persona, babë e bir, që kishin ardhur nga Firence në Shqipëri përmes rrugës tokësore. Aktualisht një tjetër person i është nënshtruar analizave.