Koronavirusi prej javësh në Shqipëri/ Ish-ministri: Personat e infektuar nuk janë rasti zero

Hënë, 09 Mars 2020 17:59

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka folur ku foli për situatën e krijuar në Shqipëri pas identifikimit të dy personave me koronavirus ndërsa theksoi se masat e marra nuk janë në nivelin e duhur.

Shehu tha se ka kohë ende të merren masa energjike ndërsa theksoi se besonte që virusi ka qarkulluar në vend prej javësh, duke hedhur poshtë që dy personat e identifikuar janë rasti zero.

“Pavarësisht se u identifikuan dy raste, njerëzit në Shqipëri duhet të mos përfshihen në panik, të ndjekin me kujdes këshillat e personelit mjekësor për të cilët jam i bindur se do të bëjnë më të mirën pavarësisht se është një sfidë e vështirë. Kemi kohë të marrim masa energjike në përballimin mjekësor në Shqipëri. Mendoj se është një ardhje e paralajmëruar ose mund të jetë edhe një ardhje e parandodhur. Është gabim të mendohet se kjo ndodhi sot dhe ky virus nuk ka qarkulluar në vend prej javësh

Pse e them këtë gjë? Dëgjova një shprehje të kryeministrit që më la një shijë të hidhur kur thoshte se Shqipëria është e paprekur, tani del e deklarohet se ne gjetëm pacientin zero. Është gabim i madh ta thuash, se e para të gjesh pacientin zero nuk është e lehtë, Italia akoma nuk e ka gjetur. Ti vësh edhe adresën këtij pacienti, kur koha që është kthyer është 12 ditore, në Firence nuk ishte identifikuar virusi ende. Këtu lidhet një strategji, nëse e pranojmë se ky është pacienti zero, e gjithë strategjia është rreth tij, izolojmë pacientin, izolojmë njerëzit që ka takuar, dhe nga ana epidemiologjike është kështu. Por unë mendoj se nuk është kështu, gjetja e këtij rasti, jam i bindur që virusi nuk ka ardhur përmes tij, duhet të shërbejë për rritje maksimale të vigjilencës jo vetëm ndaj këtij pacienti, në gjithë territorin, nxitur, orientuar, stimuluar kujdesi parësor. Të bëhen sa më shumë ekzaminime, me 56 ekzaminime nuk mund të dalësh në konkluzione, të zgjerohet gama. Ajo që tha kryeministri sot është jo vetëm papërgjegjshmëri por e rrezikshme, sepse duhet të jemi nnjë alert totale në gjithë vendin”.

 

Shehu u pyet nga gazetarja Xhilda Kondi se si kanë qenë masat e marra deri në tani për parandalimin e koronavirusit, ndërsa shu u përgjigj:

“Ky është një koment i gjatë, masat në kufi nuk janë thelbësorja për mua. Normalisht nga kufiri erdhi, u identifikua gjë? Kush më garanton se nuk kanë hyrë edhe mijëra të tjerë? Ato masa duhen marrë por të bazohesh vetëm tek ato janë jo të mjaftueshme. Kryesorja duhen marrë masa për kujdesin parësor”.

Shehu foli edhe për fondin prej 3.5 milonë eurosh që qeveria i ka akorduar ministrisë së Shëndetësisë për pajisjen e stafit mjekësor me mjetet e duhura të punës, duke thë se duhet të ishte dhjetëfishi i kësaj shume.

Ai komentoi edhe karantinimin e personave të dyshuar, vetëkarantinimin dhe idenë për ti grumbulluar gjithë personat e prekur në një qendër të vetme duke shprehur mosdakortësinë e tij ndërsa edhe e argumentoi këtë qëndrim.

“Rreziku në Shqipëri është si kudo dhe shtohet ose pakësohet në bazë të shërbimeve parësore shëndetësore. Duke mbajtur këto qëndrime do të vazhdojmë akoma të humbasim kohë. 10% e njerëzve të kontaminuar kanë nevojë për terapi intensive. Ka rrezik të kalojë edhe në 25 % në një kohë kur nuk duhet të kalojë në 6%. Po kërkohen të koncentrohen të gjitha sëmundjet në Shqipëri në një karantinë të përbashkët. Duhet menduar me urgjencë të madhe për reparte infektive në qarqe të ndryshme të vendit. Nuk mund të sjellësh pacientë nga Gjirokastra apo nga Shkodra në Tiranë. Po e bëre atë punë e merr në qafë gjithë procesin.

Së dyti janë shërbimet e reaminacionit që sot është jo efikas, kapacitetet janë të vogla. Ndaj kam kërkuar prej muajsh masa për dyfishimin e fondeve të reaminacionit.

Problem tjetër janë karantinat, që ideja është që të dyshuarit të futen në të njëjtën karantinë më të provuarit si pozitiv, dhe një teori është vetëkarantinimi. Këtë të fundit e praktikojnë vendet që nuk kanë kapacitete për ta përballuar, që përvoja tregon se sjell dëme të palogjikshme ku të sëmurët apo ato që dyshohen lihen në mëshirë të fatit. Nëse vetëkarantinohesh në shtëpi, duhet të jesh i vetëm në shtëpi, së dyti do kem kondita arsimore, financiare për të jetuar mirë, duke pasur shërbim mjekësor që natyrisht në shtëpi kjo strategji nuk realizohet.

Të sëmurët e kontaminuar duhet të jenë të gjithë në spital, ata që kanë nevojë për terapi intensive, në terapi intensive, të tjerët gjithë kohës nën vëzhgim. Italia ka krijuar karantinë me mbi 6000 vende nëpër reparte ushtarake. Qeveria jonë nuk ka bërë asnjë përgatitje, përveç shtëpisë së oficerëve në Durrës. Kemi të bëjmë me mungesën e strategjive, seriozitetit, me një amulli të tërë që manifestohet në atë që qeveria jep 3.5 milionë dollarë qesharake për ministrinë e Shëndetësinë. Unë prej dy muajsh kam paralajmëruar se duhej të jepeshin mbi 30 milionë euro, për mjete të rëndësishme për punën e mjekëve që janë në kontakt”. /Faxweb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...