Nga Tritan Shehu
Rama te lexoje cfare tha dje epidemiologu i njohur, Foschini:
“Duhet te jemi te qarte me njerezit, por pa i terrorizuar ata”!
— Ajo qe realisht mungon te ne eshte qartesia, nje strategji e shpalosur sipas disa skenareve te priteshme mbi bazen e studimeve epidemiologjike, e shoqeruar me mbeshtetje te pershtateshme financiare e masat konkrete qe do merren ne perputhje me zhvillimet, gje qe vetem ul panikun.
— Akoma asnje pergjigje ndaj konceptit strategjik dominues te zbulimit horizontal, test, test, test, asnje fjale per mundesine e testimeve te shpejta, qe si pjese e asaj strategjie ne perpunim mund te coje ne izolimet individuale e “clirimet” kolektive, e domosdoshme kjo vecanerisht per ekonomine.
— Asnje numer i qarte e afate kohore per ardhjen ne Shqiperi te qindra respiratoreve, pajisjeve te tjera speciale si ECMO a te ngjashme.
— Deri tashti personeli shendetesor, reanimatoret, jane pergjigjur shkelqyeshem, por ata duhen mbrojtur me mjetet me te sigurta, kjo mund te zgjase, duhet pregatitje reale per me te veshtiren.
— Vetem dicka trasmeton me shumice Rama, terrorizim te popullesise, dhune psikologjike, si nje ”cekic” mbi koke, i qellimshem ky per te hequr vemendjen nga ceshtjet kryesore, qe nje kryeminister duhet t’i shpjegoje e ofroje popullit.
Fatkeqesisht keshtu eshte, gje qe u konfirmua edhe nga ajo Video “spanjolle”.