Kryebashkiakja e Shkodrës e ka përkujtuar sot 2 Prillin e dëshmorëve të demokracisë bashkë me familjet e tyre dhe qytetarë, ndonëse në numër të kufizuar dhe rrethana të pazakonta.
Në fjalën e saj ademi tha: se Shkodra nuk i harron kurrë kurrë heronjtë e vet.
"Sot qindra e mijëra shkodranë do të donin të ishin këtu për të nderuar katër Dëshmorët e Demokracisë, për të nderuar Shkodrën e shkodranët që i prinë historisë së Shqipërisë më 2 Prill 1991.
Nderimi për bijtë e rënë, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën është detyrë e jona por edhe brezave që do të vijnë. Ata vunë në themelet e demokracisë shqiptare jetët e tyre, për të mos u harruar kurrë.
Këtë mesazh përcolli sot Shkodra e shkodranët, edhe në një moment shumë të vështirë, siç është ky që po kalojmë sot të gjithë ne! Shkodra nuk i harron kurrë heronjtë e vet!" përfundoi kryebashkiakja.