Pezullimi i qirave/ Bozdo: Rama po sillet sikur janë paratë e tij

E Enjte, 02 Prill 2020 14:47

Kryeministri Edi Rama mori vendim për pezullimin e qirave për biznesin e vogël, familjarët e mbetur pa punë dhe për studentët. Vendimi u prit me habi, për shkak se e zhvendos barrën sërish te qiradhënësit, kurse shteti nuk po fut duart në xhep.

Eno Bozdo në një reagim thotë se Edi Rama po sillet sikur janë paratë e tij personale.

REAGIMI I BOZDOS

Triumfi i Maskaradës

Qeveria sot miratoi aktin normativ të pezullimit të qirave për bizneset e vogla dhe për familjet të cilat kanë humbur punën për shkak të pandemisë. Në pamje të parë është një masë e mirëpritur. Ata që nuk kanë mundësi të paguajnë në këtë kohë, sigurisht që duhen ndihmuar. Por kush duhet t`i ndihmojë? Qeveria e tyre, siç ndodh në çdo vend tjetër sot, apo të tjerë që janë në vështirësi për veten e tyre?

Ka shumë familje dhe biznese të tjera e kanë të lidhur jetën e tyre, të ardhurat e tyre të vetme, me qiratë që marrin. Kush do të mendojë për këta? A do të ketë një masë kompensimi për këto kategori, apo do të lihen në mëshirë të fatit?

Kryeministri ka zgjedhur të sillet me këtë çështje sikur të ishin paratë e tij personale. Domethënë as të buxhetit të shtetit, por të tijat personalisht. Sepse me këtë vendim ka zgjedhur që dikush të përfitojë në kurriz të tjetrit. Solidariteti kërkon që të gjithë të kontribuojnë. Ku është këtu kontributi i qeverisë? Si po kontribuon ajo? Përgjigjia është që kontributi i qeverisë është zero!

Pandemia ka rënë për të gjithë. Të gjithë kategoritë, shtresat dhe individët në pamundësi duhen ndihmuar. Por kryeministri bën llogari politike. Me një gur vret dy apo më shumë zogj: së pari, mendon që kënaq shumicën, në kurriz të pakicës. Së dyti, i tregon opinionit se po merr "realisht" masa mbështetëse për biznesin e vogël. Së treti, të gjitha këto i realizon pa futur fare dorën në xhep.

Ja pra, në kulmin e pandemisë, kur të gjithë shqiptarët po sakrifikojnë, kryeministri zgjedh të përfitojë politikisht.

Në këto kushte as populizëm nuk e quan dot. Është thjesht maskarada e radhës e këtij kryeministri.

Modifikuar më E Enjte, 02 Prill 2020 14:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...