Pritet një tjetër lëvizje nga ana e opozitës, pasi ditën e sotme në orën 18:00, kreu I PD do të mbledhë grupin parlamentar.
Nga ana tjetër edhe zonja Kryemadhi ka njoftuar për mbledhje grupi që do të mbahet në orën 16.30.
Fill pas këtij takimi kreu i PD do të zhvillojë një tjetër takim me krerët e degëve. Në fokus të mbledhjes do të jetë arrestimi i protestuesve që kundërshtuan taksën në Rrugën e Kombit.