Qeveria 'zhduk' garën nëpërmjet tenderave, kompanitë dhe çmimet tani zgjidhen nga shefat

Tuesday, 14 Prill 2020 15:00

Blerja e produkteve që shërbejnë për përballimin e situatës së Pandemisë tashmë mund të blihen pa tendera nga ana e institucioneve shtetërore në rast se këto vlerësojnë se çmimet janë të leverdishme, apo në rast urgjencash.

Këshilli i Ministrave ka ndërhyrë në Aktin Normativ për përballimin e gjendjes së jashtëzakonshme, duke u lënë në dorë institucioneve të vlerësojnë nëse çmimet janë të favorshme si në rastin e mallrave ashtu edhe të shërbimeve nga bizneset e përpunimit aktiv.

‘Autoritetet kontraktore, me qëllim përmbushjen e nevojave për mallra/shërbime të nevojshme, për një kohë lëvrimi shumë të shkurtër, ose për raste veçanërisht të leverdishme, që paraqiten në një kohë shumë të shkurtër dhe me një çmim më të ulët se çmimet normale të tregut, për përballimin e nevojave emergjente, kryejnë procedura prokurimi me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit dhe lidhin kontratat e furnizimit për këto mallra me operatorët ekonomikë të referuar si ‘biznesi i përpunimit aktiv’, sipas parashikimeve të Kodit Doganor. 

Po nga ana tjetër, Bizneset e përpunimit aktiv, sipas parashikimit në këtë nen, që prodhojnë mallra ose ofrojnë shërbime të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19, pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, nëse kanë mallra/shërbime të leverdishme, në kuptim të këtij neni, shprehin disponibilitetin e tyre pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP).

Sipas Aktit, Autoritetet kontraktore do të negociojnë vetëm me operatorët e listuar në ABP, e cila ka detyrimin të përditësojë çdo ditë listën e bizneseve që shprehin disponibilitetin e tyre.

Nëse nevoja nuk mund të plotësohet nga këta operatorë, autoritetet kontraktore mund t’i drejtohen operatorëve të tjerë ekonomikë për përmbushjen e kërkesës për këto mallra, sipas procedurës me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit./Scan

Modifikuar më Tuesday, 14 Prill 2020 17:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...