Pandemia/Nëse njerëzit nuk kanë me se të ushqehen, fjalët dhe rregullat nuk vlejnë.

E mërkurë, 15 Prill 2020 09:30

Nga Orjola Pampuri/
Prej javësh, nga fillimi i kësaj panedmie e deri sot, përveç përballjes me të panjohurën, me dilemat e stresin mbi atë ç’ka mund të na ndodhë e me se mund të përballemi, një realitet tjetër i dhimbshëm është ai i mijëra familjeve të cilët të mbyllur brenda shtëpive, të pamundur të dalin për të siguruar bukën e përditshme, duhet të përballen me skamje e me uri. E trishtë është të mendosh që ky realitet është në një vend I cili aspiron të jetë pjesë e Europës së bashkuar, asaj familje të madhe, shtetet anëtare të së cilës nuk I lanë qyetarët e tyre të lëngojnë për ushqim. Aq më keq akoma qytetarët, banesat e të cilëve, u dëmtuan nga tërmeti, janë jashtë në qiell të hapur, pa kushtet më minimale higjenike, c’ka është domosdoshmëri, vecanërisht në këtë situatë.
E habitshme është se si kryeministri vijon të humbasë kohë me premtime boshe të shoqëruara me një show të shëmtuar, i cili bie ndesh me realitetin e pasqyruar nga vetë qytetarët, bie ndesh me lotët e nënës që nuk kishte mundësi të ushqehej, me lotët e fëmijëve që duan bukë, me pasthirrmat e prindërve që nuk mund t’I rezistojnë më pamundësisë për të ushqyer fëmijët e tyre.
Janë thuajse 70.000 familje të përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike, rreth 30.000 të tjera të cilat marrin ndihmë ekonomike, të cilave u është premtuar që në këtë periudhë do të marrin dyfishin e shumës së që marrin cdo muaj si ndihmë sociale, por faktet nga qytetarë demostruan të kundërtën, pra nuk kishte asnjë dyfishim të pages

Qindra mijëra familje të tjera, të harruar nga shteti presin një kore bukë.

Por përkundrazi kryeministri I kërcënon që duhet të paguajnë energjinë 30% më të lartë, ujin 44% më të shtrenjtë.

Sot pjesa më e madhe e pensionistëve presin pensionin të ushqehen, presin medikamentet të cilat i kanë jetësore, por përballë këtyre nevojave, kryeministri zgjedh të qëndrojë në ekrane televizive, dhe me fjalë e shoë si gjithnjë kërkon të mbulojë dështimin.

Ndërkohë mijëra familje presin, por ende nuk kanë marrë asgjë nga shteti i cili vijon të bëjë shoë, duke shpërndarë qese me ushqime tek të përzgjedhurit e tij, të cilët edhe në këtë situatë i sheh, si preh për t’I përdorur politikisht.

Drama e shëmtuar me varfërinë e shqiptarëve ka sot një emër; ‘Edi Rama’, i cili në show-n ‘Alo Edi’, regjistron cdo ditë nga një seri të re, me qytetarë të pamundur e në nevojë, të cilëve pasi kanë përmbushur nevojat e tij, u hedh ‘kafshatën’ e rradhës.

Përse duhet të merret kryeministri me individët, kur kryeministrat në të gjithë botën prezantojnë paketa e shërbime të cilat ua lehtësojnë sado pak vështirësitë me të cilat qytetarët, po përballen.

Përse duhet të shkojë kryebashkiaku të shpërndaje qese me ushqime, tek e fundit fare të papërfillshme për të mbijetuar, përse duhet të shkojnë ministra e deputete e të bëjnë shoë. Pa diskutim ndihma e secilit prej nesh ka qënë e do jetë, në mëbshtetje të tyre, por kjo nuk është zgjidhja. Miratimi i një pakete për të siguaruar minimumin jetik, e cila të përftohet rregullisht nga qytetarë të cilët janë pjesë e shtresës në nevojë, identifikimi i qytetarëve e familjeve në nevojë i cili duhet të jetë i gatshëm ne database-in e cdo njësie administrative, dhe nëse do shkohej më tej me një mbështetje sa më realiste dhe efektive, paisja e secilit prej tyre me një kartë, me anë të së cilës mund të shkojnë për një periudhë të përcaktuar të tërheqin ushqimet bazë, në marketet të cilat mund të kenë kontratë me shtetin dhe disbursohen nga shteti. Kjo është një zgjidhje reale. Por sigurisht kjo do para më shumë në buxhet, dhe buxheti nuk arrin ta përballojë pasi ai është përqëndruar në koncensione e tendera, të cilat as në këtë kohë nuk I anuluan, as për bukën e qytetarëve nuk arritën t’I anulonin.

Shëndeti, dhe jeta e qytetarëve, vlejnë më pak për Edi Ramën sesa vlera e koncensioneve në xhepat e tij e të miqve të tij.

Modifikuar më E mërkurë, 15 Prill 2020 09:32
Login to post comments