Edi Rama prezanton amnistinë fiskale/ ”Nesër fillon lëvrimi i bonusit 400 mijë lekë”

Hënë, 20 Prill 2020 13:32

Edi Rama ka dalë sot në një komunikim me qytetarët duke prezantuar një nismë që ai e quajti shumë të rëndësishme.

Ai tha se nisma do të kalojë këtë javë në qeveri dhe do të dërgohet në Kuvend për t’u diskutuar dhe miratuar më pas.

 

Bëhet fjalë për amnistinë fiskale të prezantuar edhe më parë, por koronavirusi ndryshoi gjërat.

Rama tha se do të jetë një amnisti e përgjithshme që do të lehtësojë maksimalisht ata që jetojnë me emigracionin me qëllim formalizimin e parasë jo formale.

Kryeministri tha se do të ndalohet qartësisht riciklimi i të ardhurave nga aktivitetet kriminale dhe korrupsioni.

Kreu i qeverisë tha se aministia do të zgjasë një vit dhe do të ndahet në tre fasha. Kush deklaron paratë në fazën e parë do të paguajë 5 për qind, ata që i dorëzojnë në fashën e dytë paguajnë 7 për qind dhe ata në fashën e tretë, 10 për qind.

***

Në një komunikim live në “Facebook”, Rama tha se në bllokun e dytë të bizneseve përfshihen në përgjithësi bizneset e shitjeve me pakicë. Kjo listë do të rikthejë në punë mbi 27 mijë punonjës.

 

“Lista me bllokun e dytë të bizneseve që rinisin punën do të publikohet sot në “e-Albana”. Me këtë listë rikthehen në punë mbi 27 mijë punonjës. Hyjnë shitje me pakicë e veshjeve, tregti me pakicë e veshjeve, tregtia me pakicë e tekstileve, e këpucëve, e mobilieve, artikujve shtëpiakë, tregtia me pakisë e luleve, bimëve, kafshëve të shtëpisë, e pajisjeve audio të regjistruara, e qylymave, dyshemeve, lojërave dhe lodrave”, tha Rama.

***

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për 176 individë/ familjet që përfitojnë nga paketa e dytë ekonomike duke theksuar se nga nesër fillon lëvrimi i bonusit.

Rama shpreson që deri në javën e parë të majit bonuset, që janë 400 mijë lekë për person të shkojnë të gjitha në llogaritë bankare përkatëse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...