Rama njofton hapjen e dyqaneve me pakicë nga 27 prilli, përfshirë taksitë: Me vetëm 1 person

Hënë, 20 Prill 2020 13:59

Kryeministri Edi Rama në një komunikim direkt me qytetarët njoftoi se javën e ardhshme, nga data 27 prill, do të fillojë hapja edhe e disa bizneseve të tjera, përfshirë shërbimin taksi. Për këtë të fundit Rama tha se do të lejohet vetëm me një person brenda dhe duke zbatuar një sërë kërkesash specifike.

“Hapja shoqërohet me protokolle, - tha kryeministri, -  dhe ne do të kemi një protokoll specifik për çdo biznes, që duhet ta zbatojë pikë për pikë. Lista do të publikohet në e-albania sot besoj, maksimumi deri nesër, e aktiviteteve që do të hapen prej datës 27 prill që  të marrin masa që të jenë në rregull me kushtet e reja.

Me hapjen e re i japim mundësi 27,589 punonjësve të regjistruar të rikthehen në punë.

Do të hapen: Shitje me pakicë në dyqane jo të specializuar. Shitje me pakicë e mallrave të reja në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve në dyqane të specializuar, pajisje ndriçimi, tregtia me pakicë e luleve, tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuve, tregtia me pakicë e lojërave në dyqanet e specializuar, tregtia me pakicë e pajisjeve sportive, shitja me pakicë e pajisjeve të telekomunikacionit.

Do të hapet edhe shërbimi taksi që ka një protokoll me tërësi kërkesash specifike; shërbimi taksi është pjesë e listës për javën e ardhshme, sigurisht me vetëm një person brenda.”

Login to post comments