Kryemadhi: Pyesni sa shqiptarë kanë vdekur në muajt janar-shkurt në Shqipëri

Saturday, 25 Prill 2020 16:18

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e pyetur në Ora Neës lidhur mbi shifrat e të sëmurve me COVID-19 në Shqipëri, ka hedhur dyshime me shifrat e personave të prekur duke filluar nga muajt janar-shkurt-mars.

A janë sipas jush ato shifra që jepen nga Ministria e Shëndetësisë përditë, shifra të rregullta të qytetarëve që janë të sëmurë? Sepse në qoftëse do të kishim një gjendje kaq të rëndë, do të shihnim komshinjtë tanë që do ishin rëndë...

Unë doja t’iu bëja në pyetje që ja kam bërë të gjithë gazetarëve. Pse nuk pyesni sa shqiptarë kanë vdekur gjate muajve janar-shkurt? A ka ndonjë statistikë? Mjafton t’i drejtoheni gjendjes civile, mjafton t’i drejtoheni funeraleve, mjafton t’iu drejtoheni kishave dhe xhamive dhe të shikoni se sa njerëz kanë varrosur në ato kohë. Pse nuk drejtoheni drejt personelit të sanatoriumit dhe t’i pyesni ka pasur raste të regjistruara që në periudhën shkurt dhe cilat qenë masat për t’u marrë? Unë nuk e shikoj covidin sikur të jetë SIDA, malaria apo kolera. Për mua çështja covidit është një konsperacion i cili ka të bëjë me gjëra të tjera por, nuk jam unë askush që mundet të ndryshojë këtë situatë. Por ajo që mund të them është që ti si shtet të paktën fillo. Mjafton të shikoni dje, ka qenë një lajm shumë qesharak në të gjitha televizionet se një institucion financiar kishte bërë dhuratë tre makineri. A e keni parë si lajm?

   Po...
 
 A mund të pyesni një mjek, një infermier, kë të doni? Në çfarë vendi të botës makina e respirimit nxirret në oborr dhe pozojnë donatorët me marrësit? Se mund të nxjerrësh kutinë të paketuar, por në vend që atë makineri ta marrësh e ta çosh direkt te i sëmuri dhe duhet sterilizuar dhe të jetë e gatshme, ajo nxirret në oborr në asfalt. A e kuptoni ju çfarë qeverie e çfarë shteti jemi ne? Shtet idiot. Në vend që të merret Prokuroria me këtë punë, ajo rri në karantinë. Çfarë është kjo? Bëhen 15 minuta lajm për të nxjerrë në oborr të Ministrisë së Shëndetësisë 3 makineri, të cilat duhet të ishin te të sëmurët. Kjo është propaganda. Ne me këtë duhet të merremi dhe duhet t'i themi stop.

Por si mund t'i themi stop kësaj propagande?

Ju të parët mos i jepni më ato. Ose po ta jepni talluni me ato fytyra aty. Talluni me ato fytyra që kërkojnë të tallen me shqiptarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...