Kreu i qeverise ka bërë publike masat e reja për lëvizjen e qytetarëve gjatë fundjavës.
Ja postimi i plotë i Ramës
Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00
Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare
Të shtunën 2 maj dhe të dielën 3 maj, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30
Të shtunën 2 maj do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30
Të dielën të gjitha mbyllur
gjatë të shtunës 2 maj dhe të dielës 3 maj do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private
Kujdes! Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej
*Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t'ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj.