@EUinAlbania për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e @Ediramaal në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral. https://twitter.com/euinalbania/status/1259126071942942729 …
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhia ka përshëndetur distancimin e BE nga deklarata e Ramës për legalizimin e kanabisit me qëllime mjekësore.
Kryemadhi thotë se ky është një dezinformim nga Rama duke keqpërdorur imazhin e BE për të rikanabizuar vendin me qëllime elektorale.
Po ashtu Kryemadhi ka kujtuar se sot në Ditën e Europës dhuna shtetërore nuk kurseu as shoqërinë civile .
STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI
👏@EUinAlbania për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e @Ediramaal në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral. Sot në ditën e Evropës dhuna shtetërore nuk kurseu shoqërinë civile, e cila protestonte ndaj aktit korruptiv të pastrimit të parave në dëm të trashëgimisë kombëtare. Populli shqiptar kërkon e meriton jetesë me standarte të BE, ndaj inkurajojmë më shumë qëndrime të tilla me vlerë për opinionin publik dhe besimin e tyre te institucionet e pavarura të BE. Bashkë të luftojmë dezinformimin dhe ti sigurojmë shqiptarëve një qeveri përtej propagandës, që realizon 15 kushtet e integrimit dhe çon përpara ëndrrën evropiane.