Nga Tritan SHEHU
Kryeministri e permendi perseri sot kete duke tentuar te involvoje edhe institucionet e BE, te cilat i falenderoj per distancimin e qarte qe shpejt deklaruan.
Ne keto kushte Kryeministri duhet te na thote kush jane “specialistet” e huaj me cilin eshte keshilluar, qe sic duket i perputhen interesat (se ata ketu i dime se kush jane).
E degjuam kete “perkufizim” me 2015 nga po “specialiste”, perfundimin e pame te gjithe: kanabizimi i vendit, forcimi ekstrem i krimit, kriminalizimi i institucioneve e perfshirja e plote e tyre, trafiqe, terrorizimi i fshatareve, me masakrimin e procesit te votimit me 2017!
Dhe sot kemi nje “deja vue”, fotokopje te cfare ndodhi me pasoja katastrofale per rendin, ekonomine, demokracine e ketij vendi, pikerisht kur po afrohen zgjedhjet.
Se pari duhet te kemi te qarte se perdorimi mjekesor i kanabisit eshte eksperimental, psh Italia e ben vetem per kerkim shkencor ne sasi shume te vogla, te deleguar ushtrise e pa asnje peshe ekonomike.
Ne Shqiperine tone ku grupet kriminale komandojne te hapesh nje proces te tille do te thote te na kthesh ne “Republiken e kanabisit”.
Une po ju paralajmeroj, rreziku qe na kercenon eshte i madh, tymi i tij do te kundermoje kudo, krimi e trafiqet do te lulezojne, por jo vetem, edhe ekonomia do te goditet rende, per te mos folur per demokracine.