Regjisori Edmond Budina duke folur përpara godinës së Teatrit Kombëtar, u shpreh se artistët do e cojnë deri në fund luftën për atë godinë arti.
Budina tha se Europa është me ata që po rezistojnë kundër prishjes së godinës dhe prandaj Teatri nuk do të shembet.
Edmond Budina nënvizoi se për këtë cështje duhet bërë referendum eurropian, pasi sic tha edhe ai, referendumi në kushtet që jemi, nuk do ishte zgjidhje, pasi maxhoranca ka gjasa e i blen votat me paratë e pista të trafikut të drogës, sic bëri me zgjedhjet.
“Partitë mund të jenë mbështetëse e kauzës sonë, por nuk na drejtojnë ata. Nëse dikush na tërheq për hunde, ne nuk do ta lejojmë. Ne kemi luftuar që teatri të jetë monument kulture. Ky monument iu ka takuar brezave më herët dhe do iu takojë edhe brezave më vonë. Duhet bërë referendum europian për të mbrojtur Teatrin. Duhet europian, sepse referendumi shqiptar nuk vlen.
Kjo sepse e kemi parë njerëzia nuk ka para, shitet për miell me para droge. Ne duam që kjo të jetë trashëgimi e brezave që do të vijnë. Ky është monument kulture e duhet mbrojtur, rregulluar dhe t’ua tregojmë brezave të ardhshem. Do ta mbrojmë deri në fund këtë trashëgimi kulturore shqiptare. Do ta cojmë deri në fund këtë luftë. Europa është me ne, Teatri nuk shembet”, tha regjisori Budina.