Xhixho:Pse jam kundër ndryshimeve të njëanshme kushtetuse si “Punë Shqipërie” në 6 ditë ?

Hënë, 27 July 2020 10:48

Nga Erisa Xhixho

Pse jam kundër ndryshimeve të njëanshme kushtetuse si “Punë Shqipërie” në 6 ditë ?

Ishte 21 Prill i vitit 2008 kur një marrëveshje e bërë branda natës për ndryshime kushtetuese do të kuptohej me vonë nga të gjithë skeptiket që shkatërroj funksionimin e shtetit demokratik i cili dallon nga ai komunist pasi bazohet në parimin e ndarjes së pushteteve.
U ndryshuan brenda natës parimet baze mbi të cilat ajo mbeshtetetej, parimi i kontrollit e balances së pushteteve duke forcuar rolin e Kryeministrit me mocionin e besimit dhe mosbesimit, duke dobësuar rolin e Presidentit si kreu i shtetit i cili tashmë do të mund të zgjidhej nga Parlamenti me shumicë të thjeshtë dhe dekretet e tij mund të rrëzoheshin nga Parlament jo më me shumicë të cilësuar por me një shumicë të thjeshtë. Mbi të gjitha u ndryshua sistemit zgjedhor ku pushtetit i emerimit të deputetëve do përqëndrohej në duart e Kryetarit të partisë në përpilimin e listave të cilat do ishin të mbylluara. Deputeti do të humbte identitetin dhe kontaktin me votuesin pasi do t’i mjaftonte “ ta mbante mirë me Kryetarin” për të siguruar një karrige në Parlament.

Në atë kohë LSI dhe një grup intelektualesh krijuan Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës ku me mijëra qytetarë të angazhuar do të kuptonin që në atë periudhë plot 12 vjet përpara rrezikun që i vinte vendit nga ato ndryshime të asaj nate të zezë.
Do të zhvillihej një greve urie brenda sallës së Parlamentit për 10 ditë në mënyrë që të ndaloheshin ato ndryshime ogurzeza për vendin.
Do të ishte përsëri protagonisti i sotëm Edi Rama që do të bënte të pamundurën që ato ndryshime të ndodhnin padyshim sëbashku me PD e cila i kishte lenë letër të bardhë për ndryshimin e sistemit duke ditur frikërat e tij për zgjedhjet e lira e të ndershme.

Ndryshimet kushtetuese të 2008 që u bënë brenda një nate pasojat i vuajmë ende sot.
E frika e madhe është se përsëri ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës akoma më i keq se 2008 do e vuajmë të gjithë e mbi të gjitha brezat që do të vinë.

Kushtetuta eshte ligji themelor i një vendi është kontrata që shteti bën me qytetarët ku secila palë merr përsipër të drejtat e detyrimet e saj në një shtet demokratik.
Padyshim që me kalimin e kohës edhe mund të përmirësohet apo të ndërhyet në të, por tradita e politikës shqiptare fatkeqësisht ka treguar që ndërhyrjet në të përveçse kanë deformuar frymen e saj të miratuar në vitin 1998 me referendum për qëllime ngushtësisht të interesetit personal politik asnje dobi për qytetaret nuk ka sjellë.

Ndaj gjithë shqetesimi është që historia të përsëritet e pas disa vitesh të vazhdojmë me analiza se si këto ndryshime në 6 ditë pa konsensus, pa gjithëpërfshirje, pa një debat të hapur të ekspertëve të fushës, pa referendum të kenë dëmtuar të ardhmen europiane të vendit, të ardhmen e një brezi të tërë që ende shpreson se ky vend mund të bëhet .

E nese më pyesni a jam për listat e hapura?
Pergjigjja ime eshte PO , si një e re që ka qënë protagoniste në 2008 sepse besonte se listat e mbylluara do kufizonin lirinë e qytetarëve për të zgjedhur përfaqesuesin e tyre në Parlament , ndersa listat e hapura do ishin jetike për meritokraci , llogaridhënie dhe përgjegjshmëri për secilin nga deputetët që do duhet të përballeshin çdo 4 vjet me gjykimin e qytetarëve dhe jo thjesht të kryetarëve.
Këtë besoj edhe sot.

Nuk ka sisteme zgjedhore jo demokratike për këtë biem të gjithë dakort, por zbatimi i sistemeve në vende të ndryshme me demokraci të konsoliduar apo hibride bën që sistemi të keqpërdoret nga vullneti i klases politike.
E sot pas 11 vitesh që aplikojmë këtë sistem kemi mundësi të bejmë një analizë.
Ky sistem që kemi Proporcional Rajonal me Lista të mbylluar aplikohet dhe në Spanjë dhe aplikimi korrekt i saj ka bërë që demokracia të funksionojë.
Le të bejmë një analizë të dy sistemeve dhe çfarë kemi mësuar nga implementimi i këtij sistemi në kushtet e vendit tonë.

1- Sistemi Proporcional Rajonal me lista të mbyllura i jep mundësi partisë që të propozojë intelektualë, të rinj, gra e vajza pra figurave të reja të cilët do e kishin të veshtirë të përfaqesoheshin në një sistem mazhoritar të paster kur perballja direkte favorizon padyshim njerëz me influencë në burime njerëzore , financiare dhe eksperiencë në politikë . Krijon mundësi përfaqesimi në gjithë territorin . Është një sistem i thjeshtë e i shpejtë votimi pasi votuesi voton vetëm siglen politike dhe gjithashtu numurimi apo administrimi është i thjeshtë duke bërë që rezultati i zgjedhjeve të dal shpejtë. Kërkon një demokratizim të partive politike në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet dhe vullnet e përgjegjshmëri maksimale të Kryetarit të partisë që listat të jenë sa më të konsoliduara, përfaqësuese . Kërkon një pjekuri politike e demokratike të konsoliduar që të mund të zbatohet në frymen e qëllimin e këtij sistemi.

2-Proporcional Rajonal me Lista te Hapura.
Ka avantazhet e qellimet e sipërpërmendura por me disa dallime.
Së pari vërtet lista e kandidatëve për deputet propozohen nga Kryetari i partisë i cili niset nga premisa të ndryshme në përpilimin e saj. Por këtë listë e shpalos në gjykim final tek qytetarët të cilët kanë mundësi të rirendisin listën me të preferuarit tyre duke bërë që depueteti mos këtë vetëm shqetësimin e raporteve me kryetarin por mbi të gjitha me qytetarët dhe angazhimet e drejtpërdrejta me ta si vendimarrës kryesorë në demokraci nëpërmjet fuqisë së votës.
Së dyti për ata që thonë që sistemi i administrimit komplikohet ose zgjatet në kohë për mua nuk përbën asnjë problem për sa kohë arrihet qellimi final që është aksesi i qytetarëve në përzgjedhjen e deputetëve të tyre .

Nëse i referohemi kushteve të Shqipërisë dhe çfare prodhojë ky sistem i zbatuar nga 2009 më lejoni të ndalem në disa momente.

Së pari qellimi i këtij sistemi nëse i kthehemi vitit 2008 ishte pikerisht që të kishte më shumë përfaqësim të intelektualeve, grave e të rinjve të cilet e kishin thuajse të pamundur në sistemin mazhoritar- proporcional ( pa anashkaluar deformin që ju bë dhe atij sistemi me fenomenin e Dushkut) , pra të hapej politika karshi elites së vendit , te evitohej deformimi i vullnetit të qytetarëve nëpërmjet moszbatmit korrekt të sistemit të vjetër dhe përfaqësimi i shoqërisë të ishte më i drejtë nëpërmjet sanksionimit të kuotës gjinore.

Po çfarë ndodhi?
Ky sistem i ri zgjedhor i dalë nga marrëveshja e 2008 i bashkërenduar me krimin e organizuar dhe paratë e pista të drogës, me fenomenin e shitblerjes së votës do të bënte që persona me rekorde kriminale të hynin në Parlament , që deputetët të shnderroheshin në individë pa ide , pa fuqi për të kundërshtuar Kryetarin e partisë pasi kostoja do të ishte përjashtimi nga kandidimi në zgjedhjet e rradhës, deputeti u shkëput nga zona pasi qytetarët dhe angazhimet për ta nuk kishin më rëndësi por jetike u bë marrëdhënia me Kryetarin .

Prandaj i vetmi ndryshim që mund të bëhet sot me konsesus padyshim është hapja e listave 100% me sistemin që kemi aktualisht , duke ruajtur koalicionet dhe gjithë konfigurimin e sistemit proporcional rajonal.
Vullneti i Kryetareve por edhe mekanizmat që u perfshinë në marrëveshjen e 5 Qershorit do kenë sfidë që në zgjedhje të zhdukin përfundisht fenomenin e shitblerjes së votës, kriminalizimin e politikës .
Pasi të jemi të qartë çdo sistem demokratik zgjedhor me këto fenomene dështon e deformon vullnetin e qytetarëve e kësaj i duhet dhëne fund një herë e mirë.

Debati për një ndryshim thelbësor të sistemit duhet të jetë pjesë e një debati të gjerë nga Parlamenti që do të dali nga zgjedhjet e ardhshme , me publikun e ekspertë e në fund t’i nënshtrohet votës popullore me Referendum .
Kjo proçedurë ndodh në çdo vend demokratik e ne duhet të mësohemi me këtë kulturë ligjvënëse si vend që aspiron BE e jo të ndryshojmë Kushtetutën brenda natës edhe pas 12 vitesh duke demostruar se nuk kemi avancuar aspak në kulturen demokratike por ende vazhdojmë me filozofinë e sundimit .

Të mos harrojmë për asnjë moment se kushti nr.1 për hapjen e negociatave është reforma zgjedhore me konsesus të gjerë e hapi më i rëndesishëm me marrveshjen e 5 Qershorit ku u adresuan rekomandimet e OSBE - ODIHR me ndërmjetesimin e faktorit nderkombëtar e coj vendin tone një hap para në proçesin e integrimit.
Ndaj cdo minim i asaj marrveshje me ndryshime të njëanshme të Kushtetutës dëmton mbi të gjitha vendin dhe të ardhmen tonë europiane .

Modifikuar më Hënë, 27 July 2020 11:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...