Deputetja e PS-së, Klotilda Ferhati, ka pranuar në emisionin “Opinion” se, taksa e vendosur nga qeveria në Rrugën e Kombit është e pa përballueshme nga qytetarët.
Ashtu si nën zë, ajo ka pranuar faktin se, për qytetarët e zakonshëm të Shqipërisë, një çmim i tillë aktualisht, është i papërballueshëm. Këtë gjë, deputetja socialiste e ka pranuar duke i kthyer përgjigje pyetjes së kryebashkiakut të Kukësit, Shehu, në lidhje me përballimin ose jo të çmimit të lartë për tarifën e vendosur nga qeveria, për Rrugën e Kombit, nga ana e qytetarëve të varfër.
Bshkim Shehu: Lëre deputeten, ju si qytetare jeni dakord që një qytetar i Shqipërisë me gjendjen ekonomike që ka, të paguaj 600 lekë për një kalim?
Ferhati: Jam shumë dakord që nuk i ka./Opinion.al/