Sondazhet para Kuvendit Kombëtar/ Basha e ka humbur PD-në

E mërkurë, 24 November 2021 13:23

 

Nuk janë vetëm 4200 firmat e mbledhura të delegatëve që kërkojnë një kongres të jashtëzakonshëm të PD-së, as dhe entuziazmi që ka ngjallur foltorja te militantët e kësaj partie, por edhe matjet e opinionit nga institutet e pavarura që tregojnë se Sali Berisha e mund në mënyrë dërrmuese Bashën brenda partisë së tij. Madje po të vëzhgosh periudhën që nga fillimi i konfliktit pas përjashtimit të liderit historik e deri më sot duket se Berisha e ka rritur përkrahjen në radhët e demokratëve.

Të martën në mbrëmje Ora News publikoi të dhënat e një anketimi nga kompania e njohur 'Notto Sondaggi', e cila ka qenë gjithmonë prezente në zgjedhjet shqiptare. Në matjen e opinionit me një kampion prej 1 mijë vetash ku rreth 40 % janë deklaruar si mbështetës të PD-së diferenca është e frikshme.

Të pyetur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet për liderin e ri të PD-së do të mbaheshin nesër, ata janë përgjigjur në këtë mënyrë. 81.9% e të anketuarve të cilët janë deklaruar dhe anëtarë të PD-së janë shprehur se do votonin Berishën kundrejt 10.8 % të cilët janë shprehur se do votonin Bashën.

Edhe nga kategoria e të sonduarve të cilët janë deklaruar jo anëtarë por votues të PD-së, përqindja e atyre që do të votonin Berishën është shumë e madhe gati 67 % krahasuar me atë që do të votonin Bashën.

Dhe tendenca e zbuluar nga sondazhi i djeshëm nuk është e papritur. menjëherë pas vendimit të përjashtimit të Berishës nga Basha një sondazh tjetër u krye nga Euronews Albania dhe kompania greke MRB. Të anketuarit ishin pyetur gjatë muajit gusht përpara se Basha ta bënte publik vendimin e ‘pezullimit” të papaardhësit. Shifrat ishin në kuota më të ulëta pro Berishës, po me sa duket takimet e foltores kanë bërë punën e tyre.

Sondazhi i Euronews Albania dhe MRB tregoi se 71.2% e votuesve të PD nuk e mbështesnin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i demokratëve – 12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje “nuk e di”.

Të pyetur se sa dakord janë me thënien “PD duhet ta mbështesë Sali Berishën”, 58% e votuesve të PD-së u përgjigjën po, 28.4% jo dhe 10% ishin në mëdyshje “as po as jo”.

Pra po t'i shohësh të dy sondazhet edhe ate të bërë në fillim të rivalitetit Berisha – Basha edhe këtë të zhvilluar në prag të Kuvendit Kombëtar debati se ku janë formularët, kush i ka firmat dhe kush e kontrollon partinë ngjan qesharak. Nga ana e tij Lulzim Basha që vetëm javët e fundit është bërë aktiv në këtë përplasje, ka deklaruar se ai ka sondazhet e tij, që i japin të drejtë mbi 90% dhe se ai nuk del të takohet me bazën pasi nuk do të vërë në vështirësi Berishën që është pakicë./LAPSI

Modifikuar më E Enjte, 25 November 2021 10:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...