Bashkitë pa kryetar/ Meta nis procedurat për zgjedhje të parakohshme

Premte, 14 Janar 2022 13:08

 

Në një konferencë për shtyp këtë të premte, ndër të tjera, presidenti Ilir Meta foli edhe për zgjedhjet lokale të vitit 2019 dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Për Metën, Kushtetuesja nuk mori asnjë përgjegjësi, duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare.

“Lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit 2019, kur prisnim që gjykata kushtetuese ti rikthente popullit mundësinë për të shprehur vullnetin e tij, gjykata do të duhej të kishte një vendim përfundimtar mbi zgjedhjet lokale, ndërsa kjo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi. Vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive, duke shpallur veten jo kompetente për shqyrtimin e këtyre rasteve, duke e lënë këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare”.

Më tej, Meta u shpreh se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ka të dhëna se kanë kryer disa shkelje të rënda profesionale dhe etike që cenojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.

“Shkelje me mënyrën që konsistojnë me mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes. Nuk rezulton të jetë hedhur proceduralisht shorti për caktimin e relatorit”, tha Meta.

Në vijim, Meta theksoi se ka nisur procedurat për t’i dhënë zgjidhje qeverisjes vendore në bashkitë pa kryetarë.

“Duke konstatuar disa bashki nuk po funksionojnë siç duhet, ju bëj me dije se kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Kam kërkuar informacion për faktin se kush janë ato bashki në të cilat gjatë kësaj periudhe, sipas informacionit dhe vlerësimit, kryetarëve të bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme”, tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...