Gjekmarkaj me dy fytyra/ Berisha publikon VIDEON: Gjykojeni vetë!

Premte, 21 Janar 2022 14:22

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, publikoi një video ku bëhet krahasimi mes asaj që thoshte para pak vitesh Agron Gjekmarkaj për Lulzim Bashën me atë që thotë tani.

“Dëgjojeni dhe vlerësojeni vetë!” shkruan Berisha.

Në vitin 2017, Gjekmarkaj lëshonte akuza të rënda ndaj Bashës. “PD nuk ka qenë kurrë kështu. Pas kësaj katastrofe, Basha ka vetëm një synim, karrierën dhe karrigen e tij. Unë mendoj se nëse Basha vazhdon duke u kapur pas karriges dhe të bëjë çmos për ta ruajtur atë, do ta parcelizojë, do e ndajë dhe në fund do ta katandisë PD-në në një parti të vogël, banale dhe familjare,” shprehej ai.

Por në një takim në Laç dje, ai kalonte në ekstazë me servilizmin e tij, duke habitur edhe mediat sociale.

“Më 8 janar unë kam parë se Lulzim Basha është një burrë që nuk i dridhet qerpiku, që nuk ka frikë, që është i gatshëm në vetë të parë që të përballet me rrezikun, është i gatshëm t’i dalë për zot PD-së, është i gatshëm të përballet me Edi Ramën dhe të jetë nesër kryeministër i Shqipërisë,” tha Gjekmarkaj

 

https://fb.watch/aGrlBogHj2/

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...