OST tender 130 mijë euro për trajtim kozmetik. Skerdi Drenova shpërdoron paratë publike

Diel, 14 August 2022 16:11

 

Një tender marramendës me vlerë 130 mijë euro është hapur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra të këtij institucioni. Kreu i OST, Skerdi Drenova, i shpërdoron paratë publike për trajtime ekstra tek punonjëset femra, teksa në dokumente sqarohet qartë se bëhet fjalë për trajtime mjekësore që kryhen për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi apo shërimi të një gjendje shëndetësore.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur një tender me vlerë 130 mijë euro, për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra. Teksa të gjithë punonjësit e administratës shtetërore marrin ndihmë mjekësore në shtet kur e kanë të nevojshme, punonjësit e OST-së marrin shërbime mjekësore ekstra edhe në privat. Madje, kanë benefite më të mëdha, pavarësisht se paguhen me para publike.

Sipas dokumenteve, rezulton se OST-ja ka hapur një tender me objekt sigurimin e punonjësve, madje edhe trajtimin e tyre shëndetësor. Skerdi Drenova, kreu i OST-së, i cili drejton një nga institucionet që menaxhon miliona euro, i shpërdoron këto të fundit për trajtime estetike për punonjëset femra.

 

OST-ja u paguan edhe sigurimet shëndetësore punonjësve për në spitalet shtetërore, ndërkohë që një tender i tillë behet edhe pse janë të siguruar në shtet.

Sipas dokumentit Drenova ka firmosur tenderin me objekt ‘sigurimi i jetës dhe shëndetit për punonjësit e mirëmbajtjes së linjave dhe punonjësve femra’. Pra, një trajtim të veçantë, sipas objektit të tenderit, e kanë femrat.

Fondi për këtë tender është rreth 130 mijë euro, të cilat janë nga të ardhurat e OST. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 12 muaj nga hyrja në fuqi e kontratës.

Nga dokumentet rezulton se do të jenë qindra punonjës të rrjetit të shpërndarjes që do të përfitojnë trajtim shëndetësor, ndërkohë që Skerdi Drenova ka menduar edhe për zonjat dhe zonjushat e OST-së, ku mbi 100 punonjëse do të kenë edhe trajtime kozmetike, përveç atyre shëndetësore.

Në dokumente është shkruar mjaft qartë se bëhet fjalë për: ‘çdo trajtim mjekësor që kryhet vetëm për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi dhe shërimi të një gjendje shëndetësore’.

Pra, bëhet fjalë për një trajtim ekstra. Mesa duket Skerdi Drenova, kreu i OST-së, i kërkon punonjëset tepër të kuruara

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...