Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një denoncim të një qytetari i cili pretendon se ka parë vrasësin serial, Nuredin Dumanin në një lokal në zonën e Golemit
Sipas denoncimit, Dumani doli nga lokali i shoqëruar edhe nga forca policie.
Ndër të tjera, në mesazhin që i është dërguar Berishës, qytetari thotë se e ka parë Dumanin të shëtiste i lirë në rrugë.
Postimi i Sali Berishës:
Nuredin Dumani në Golem. Qytetari dixhital informon pas mesnate! Lexoni mesazhin e tij. sb
Mirmbrema Doktor Berisha me fal shume per shqetesimin ne kete ore te vone (ora ishte 12:30) por Nuredin Dumani ndodhej ne keto momente ne Golem tek Lokal Hotel Bonita I shoqeruar nga forcat e policise. Ne plazh ne mes turisteve. E shoqeruan nga ambjenti ku ishte pasi ne plazh u mbyll cdo lloj aktiviteti policia e mori nga aty.
E pashe me syte e mi bashke me bashkeshortin ne keto momente. Me falni ju lutem per kete ore te vone! Me falni ju lutem se harrova kete detaj po ecte rrugeve si nje person normal pa pik frike dhe problemi me çante ne krahe. Bluze te veshur me viza me kolore te theksuara