Pas takimit me kreun demokrat Sali Berisha, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se primaret dhe referendumi, është marrëvehsja e arritur sot për të larguar këtë regjim. Sipas tij “Berisha mban përgjegjësinë sepse shqiptarët presin fitoren mbi këtë juntë”
“Unë kam lavdëruar gjithmonë primaret, kam theksuar që duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz e fashist si ky aktuali, ku vetë faktin se vulën e PD e mban në xhep Rama dhe e përdor kundër pluralizmit dhe opozitarizmit është një rast flagrant kundër qytetarëve përfshirë dhe socialistët e ndershëm. Berisha e mban përgjegjësinë se shqiptarët presin fitoren mbi këtë juntë ai mban përgjegjësinë se e ka ideuar këtë proces dhe unë e duartrokas. Është një proces i vonuar. Duhet të bëjë çdo gjë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë se kemi të bëjmë me një regjim patronazhist të dhunshëm”.
Ai zbardhi edhe pjesë nga biseda me Berishën ku tha se të gjithë ata kandidatë që synojnë të dëmtojnë kandidatin tjetër do të përjashtohen automatikisht nga gara.
“I kam thënë sot Berishës që çdo kandidat që kandidon në primare dhe synon të dëmtojë kandidain tjetër të përjashtohet nga gara automatikisht. Referendum dhe primare është një binom i jashtëzakonshëm. Firmat tona për një marrëveshje të tillë japin sigurinë për largimin e këtij regjimi”.
Ai paralajmëroi Ramën që të mos prekë zgjedhjet e ardhshme vendore, përndryshe do të përfundojë si Musolini dhe Klareta.
“Kushdo që do të guxojë të prekë votën e qytetarëve do të përfundojë si Musolini dhe Klareta. E dini kush është Klaret në Shqipëri është ai i 17 majit. Kanë të drejtë që kanë tmerr nga Partia e Lirisë, Partia e Lirisë do t’i rikthejë lirinë të gjithë shqiptarëve. Duhet të keni parasysh që unë i mbaj premtimet. Dhe ju kam thënë që ligjet që bën djali Kristaqit, ligjet që bën nipi Spiro Kolekës unë me tolerancën më të madhe do t’ja fus atje ku i shijon më shumë atij. Të gjithë ata që mendojnë që do të ekzekutojnë pluralizmin do të kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës”.