Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se pati një takim shumë të mirë me kreun e PL, Ilir Meta.
Sipas tij, opozita po bën gjithçka në funksion të protestës së 12 nëntorit.
Ndaj vendosa sot që të komunikoja datën e protestës dhe do të mblidhet së shpejti Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, do ketë takime me aleatët, do ketë takime me qytetarët, takime me grupe interesi, takime me të gjithë shqiptarët që mbrojnë kauza të drejta, për t’u bashkuar si kurrë më parë në protestën e madhe të datës 12 nëntor,” tha Berisha.