Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u tregua i ashpër sot pasi u pyet për dy iniciativat që janë në Kuvend lidhur me përjashtimin e kryetarëve të partive që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.
Duke folur në një konferencë për shtyp, ai bëri një paralajmërin edhe për ata që do të prekin votat.
Meta u shpreh se mashtrimet e bëra nga Autoriteti i Dosjeve, kanë lënë gjurmë e prova që kurrë nuk fshihen.
"Do t'i shikoni të gjitha. Edi Rama o lepurush, që të ishte bashkëpunëtor e di shumë mirë ti si duhej të ishe. Edhe të përgjoje, duhet të të jepte dikush përgjuesin o lepurush që merr mendjen e A.H., që do përfundojë më keq se Klareta. Kur të kesh kohë, vij unë edhe me atë personin që kish hall ti që e kisha spiunuar unë. Duhet të vish në çdo studio e do marrësh edhe punonjësin e sigurimit me gjeneralitetet tona e ti i dashur Edi Rama ke të drejtë të kërkosh çdo gjë nga Meta”,tha ai.