Ministrja e Arsimit, presion mësuesve për zgjedhjet në PS, Berisha: Shkollat dhe kongresi i partisë së krimit!

Saturday, 11 May 2024 12:11
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nuk do t’ia dijë më për rëndësinë dhe peshën e postit që mban, i cili supozohet të jetë udhërrëfyesi i politikave arsimore për qindramijë arsimtarë e nxënës, pasi fokusi i saj është përqendruar në një dhe vetëm një çështje: T’i shërbejë partisë që ia dha atë post dhe t’ia shpërblejë Edi Ramës, që s’e ka lënë Manastirliun të bjerë nga karrigia që kur mori qeverinë.
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka përmbledhur situatën me dy fjalë konçize: “Shkollat dhe Kongresi i Partisë së krimit” nisur nga një denoncim dhe njoftimi më i fundit publik i Ministres së Arsimit. 

 

Manastirliut djeu bënte thirrje, anëtarëve të PS: “Partia Socialiste, familja e madhe që i hap derën të gjithëve!  Ka nisur sot prej orës 15:00 procesi i zgjedhjes për delegatët e Kongresit edhe për PS.”

Më tej Berisha ka ftuar ndjekësit e tij të lexojnë denoncimin e një mësuesi nga Rrogozhina, që ministrja në fjalë si edhe nxënësit e studentët, po kërkon ta fusë në rresht: “Përshëndetje Doktor. Ministrja e Arsimit po ushtron presion në të gjitha shkollat e territorit të bashkisë së Rrogozhinës. Edhe drejtorët e shkollave janë kthyer në patronazhistë.”

Shfrytëzimi i shkollave për të mbledhur vota nga Partia Socialiste “e rilindur” prej Edi Ramës, qoftë për zgjedhjet e përgjithshme, qoftë ato vendore, qoftë të brendshme të saj, dëshmohen me pamjet dhe denoncimin në vijim.

 
Login to post comments