Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Elvis Doçi apo Poja ishte pajisur me leje për ndërtimin e dy hoteleve, një në Durrës dhe një te Shkëmbi i Kavajës brenda një harku shumë të shkurtër kohor. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Poja ishte i ftuari i Ramës dhe se Surreli përdorej për takime mes bandave. Berisha shtoi më tej se zgjedhjet e 11 majit janë zgjedhjet e krimit dhe farsa më e shëmtuar elektorale që ka ndodhur ndonjëherë.
"Ju e morët vesh që Elvis Doçi apo Poja në një hark kohor të shkurtër, leje për ndërtimin e dy hoteleve, një në Durrës dhe tjetrin diku te Shkëmbi i Kavajës. Me dy sipërmarrje të vetat. Por Altin Doçi, Altin Poja nuk i sekuestron sipërmarrjen e Rock of Kavaja. Pasi e mbrojti kundrejt shumave, etj, etj, nga shkurti që erdhi urdhri i arrestit nga Italia, pasi e njoftuan ik se tani nuk kemi ç’bëjmë më tutje, dhe ai jeton i qetë në vilën e Gjushit, aty thonë është, por mund të jetë edhe në Surrel, nuk e ka problem fare se ai ka qenë një i ftuar frekuent i Ramës në gostira bashkë me Agasin dhe këta të tjerët. Se thonë se edhe Surreli është përdorur për takime bandash mes Olsit, Suel Çelës etj, po këto janë thënie, duhen dokumentuar, po ua them siç m’i kanë transmetuar.
Pra, a mund të njihen të kujt janë 80 mijë vota të 4 deputetëve? Kurrë këto zgjedhje nuk mund të njihen dhe nuk do njihen. Këto janë zgjedhjet e krimit. Këto janë farsa më e shëmtuar elektorale që ka ndodhur ndonjëherë. E gjitha kjo kupolë që drejtoi këtë farsë, udhëhiqet direkt nga Edi Rama, i cili i ka dhënë Pojës me qira kundrejt një tarife, Portin e Durrësit. Ka tre vjet që aty nuk kapet një gram kokainë. Ndalohet kapja e kokainës sepse është mall për kryeministrin. Dhe nuk janë vetëm këto dy banda, por këto janë... se në Fier, Zeqineja në majë të thanës, Arben Qimja kishte detyrë t’i siguronte vota. Me radhë e me radhë, do ia shohim edhe asaj rekordet. Dhe ky është njëri dimension i shëmtuar i farsës elektorale. Po si Arben Qimja, si Olsi Rama, si Ulsiu, si Blendi Xhabafti, si Sara Mile apo Suel Çela, janë një seri të tjerësh. Këto ishin zgjedhjet," tha Berisha.