×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama ofendon Krichbaum: Mendimet e tij nuk kanë vlerë

E Enjte, 26 Prill 2018 18:34

Në konferencën e zhvilluar pas kthimit nga Gjermania kryeministri Rama komentoi edhe takimin me deputetin kritik, Krichbaum, duke  injoruar deklaratat e tij.

Ai tha se mendimet e Krichbaum nuk ja ulin kënaqësinë e vizitës në Berlin.

“Ai nuk ma ka thënë këtë gjë, por nuk është një surprizë për mua. Ai kështu e mendon dhe mendimi i tij ka atë peshë që ka, por as që më gjen të papërgatitur dhe as përbën një arsye për mua që të më ulet kënaqsia e rezultateve të kësaj vizite”

Gjatë ditës së sotme në media është raportuar se bashkëbisedimi i Ramës me Krischbaum ka qenë mjaft i tensionuar dhe ky i fundit ka përmendur me emra, portalet pranë qeverisë që e sulmuan personalisht, por Rama e ka quajtur këtë gjë një gënjeshtër.

I pyetur nëse është distancuar nga këto portale, që sulmuan Krischbaum, Rama u shpreh se i ka sqaruar gjermanët që këto janë media kazani.

“Kam bërë kontakte me mediat në Berlin dhe kam dhënë më shumë intervista se herë tjetër dhe lidhur me çfarë më pyesni, kam sqaruar që në fillim se e gjithë historia e treguar në Tiranë, e çuar në Berlin dhe e kthye gjermanisht në Tiranë është thashetheme i kazanit, kam shpjeguar edhe se si funksionin kazani. E kam thënë kazan në Turqisht se nuk e dija si thuhej në gjermanisht.”

Pavarësisht distancimit dhe përgjërimit të Ramës se ai nuk ka pasur lidhje me sulmet, disa deputetë gjermanë ia kanë thënë kryeministrit se nuk e besojnë ndjesën e tij,  sepse sulmet e koordinuara ndaj Krischbaum kanë ardhur nga media pranë tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...