Nga Sadriu te Alket Hyseni, provat që Rama s'e ka seriozisht fushatën e llogaridhënies

E mërkurë, 02 May 2018 19:01

Që prej zhvillimit të Asamblesë kryeministri Rama daljet televizive po ia kushton të ashtuquajturës “Fushatës së Llogaridhënies”, duke bërtitur se do të largojë nga detyrat shtetërore të gjithë ata zyrtarë që abuzojnë me ligjin. Ai kërcënoi disa prej ministrave se do ti shkarkojë deri në muajin shtator, për shkak të rezultateve të tyre të dobta. “Denonconi abuzimet” po u thotë ai qytetarëve duke i garantuar për seriozitetin e kësaj nisme.

Dhe mediat e kanë ndjekur këshillën e tij për të denoncuar. Në muajin që kaloi skandalet më të përfolura u prodhuan nga vetë Partia Socialiste. Muaji nisi me abuzimet e mijëra metrave katrorë të zaptuara nga Alket Hyseni, deputeti socialist i Qarkut të Gjirokastrës. NJë tjetër skandal ishte ai i pasurimit me paratë e tenderave pubblikë të familjes së Sadri Abazit. Edhe ky deputet i Partisë Socialiste. Më poshtë po publikojmë faktet se si këta dy deputetë vazhdojnë të fitojnë miliona nga abuzimi me pushtetin dhe asnjë gjemb nuk u hyn në kembë, pavarësisht se Rama po thotë ç'do ditë në media se do ndëshkojë nga më i gjati e deri te më i shkurt, socialist apo i ç'do partie qoftë.

Alket Hyseni 

Deputeti socialist, Alket Hyseni u bë pronar i 11 mijë metrave katrorë tokë dhe më pas ortak në resortin turistik ‘Ionian Olea’ në Dhërmi, ndonëse konfliktet për tokën ishin denoncuar shpesh në Prokurori dhe në task-forcën e drejtuar prej tij. Në qershor 2016, Këshilli Kombëtar i Territorit i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi lejen e zhvillimit për kompleksin turistik ‘Ionian Olea’ – një resort vilash dhe apartamentesh luksoze në bregdetin e fshatit Dhërmi në bashkinë Himarë.

Leja zhvillimore e kompleksit, që shtrihet mbi katër parcela toke bujqësore në plazhin e Drimadhesit, të regjistruara në zonën kadastrale 1481 dhe 1481-1739 është miratuar me kërkesën e zhvilluesve Mirela Papuli dhe Artan Dumi.

Dy nga katër parcelat ku po ndërtohet resorti turistik ‘Ionian Olea’, të cilat kanë një sipërfaqe prej 5 mijë dhe 6 mijë metrash katrorë tokë bujqësore, janë në pronësi të zyrës ligjore ‘Hyseni & Associates’– e regjistruar në Tiranë dhe në pronësi të babait pensionist të deputetit Alket Hyseni.

Zyra ligjore ‘Hyseni & Associaties’ është drejtuar nga Alket Hyseni nga viti 2006 deri në vitin 2014, kur ai u zëvendësua në administrim nga kunati i tij, Idajet Çelaj. Nga viti 2014 deri në vitin 2016, Hyseni udhëhoqi task-forcën e ngritur nga kryeministri Edi Rama për të verifikuar tjetërsimin e paligjshëm të pronave shtetërore.

Sadri Abazi

Gjithçka nis pas fitores së PS-së në zgjedhje. Firma “Alko Impex” me pronar Arbër Abazin, djalin e vëllait të deputetit Sadri Abazi ishte thuajse e panjohur deri në vitin 2014, kur dhe nisi të ishte fituese në tenderat e bashkive të drejtuara nga socialistët edhe pse në fakt rezulton e regjistruar që në vitin 2011.

Vetë deputetit Sadri Abazi i njohur si pronar i firmës “Usluga” i detyruar nga ligji, pas zgjedhjes si deputet ua dorëzoi aksionet e tij familjarëve pas hyrjes në parlament. Ky moment duket se shënoi dhe nisjen e suksesit për nipin e tij që në më pak se tre vjet arriti të fitonte plot 100 milionë euro tendera kryesisht në pastrimin e qyteteve apo ndërtime.

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 19:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...