Pavarësisht peticionit të dërguar Parlamentit nga një grup organizatash të Shoqërisë Civile, të cilat kishin mbështetur fort kandidaturën e Olimbo Hoxhajt, për t’u votuar nga Kuvendi si Komisionerja e re e Anti-Diskriminimit në Shqipëri, mazhoranca e majtë e ka shpërfillur sot këtë kërkesë duke votuar një tjetër kandidaturë. Robert Gajda, do të jetë Komisioneri i ri i Anti-Diskriminimit, duke zëvendësuar në këtë post Irma Barakun. Gajda u betua sot në Kuvend.
Por ka një problem shumë të madhe. Robert Gajda ka qenë shef i shtabi elektoral të PS-së në Elbasan, ku kryesuesi i kësaj liste është Taulant Balla. Me kushtetutë nuk lejohet të zgjidhët asnjë person me profil politik në këtë pozicion. Mësohet se ka qenë vetë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla që e ka propozuar Gajdën në këtë pozicion duke i shlyer nderin e fushatës elektorale.