Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka ironizuar deklaratën e Ramës nga Laçi. Ish kryeministri thotë se Rama pasi e diskriminoi Veriun me mungesë investimesh deklaroi se me çekun 1 miliardë do ta lajë Veriun në flori.
“Pasi nga urrejtja atërore, në tre qarqe të Veriut të marra së bashku, në 5 vite ka investuar 40 % më pak se sa vetëm në Qarkun e Fierit, Edvin Kristaq Urrejtja deklaroi sot se me çekun 1 miliardë do ta lajë Veriun në flori! Turp”, shkruan ish Kryeministri Berisha.
Që ditën e parë të ardhjes në pushtet Edi Rama ka treguar një urrejtje të sëmurë ndaj Veriut të vendit, duke e diskriminuar në shpërndarjen e parave të qeverisë shqiptare. Duket që Shkodra është qyteti më 'i diskriminuar". Kryeqendra e Veriut ka marrë vetëm 1 % të këtyre fondeve.
Ndërkohë që pak ditë më parë INSTAT raportoi se Kukësi, qarku më i varfër i vendit është i destinuar të varfërohet edhe më tej, pasi statistikat zyrtare tregojnë se, ekonomia e tij është futur në një trend rënës.