“Ngjarja e sotme kriminale që la dokumentet në duart e banditëve është vërtetimi se sot vendi ynë është në dorë të bandave në pushtet.”, kështu e ka komentuar deputeti i PD-së Klevis Balliu vjedhjen e dokumenteve në postën e prokurorisë në Durrës.
Sipas Balliut, qëllimi i vjedhjes së dokumenteve është mbajtja gjallë e “narkoeuros” dhe “Edvinoviccit”.
“Ndërkohë që qeveria numëron bandat ato shtohen, nderohen, zhvillohen, fuqizohen duke ngrenë paratë e shqiptarëve.”, shprehet ai.
Sakaq, ai u bën thirrje të fortë shqiptarëve të çohen dhe ta shporrin regjimin kriminal që ka kapluar Shqipërinë.