×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qytetarët ia plasin në sy keqqeverisjen Ramës: Je aktor i mirë, nuk krahasohemi me ty

Tuesday, 08 May 2018 17:54

Qeveria ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Laçit ku po organizon takimin e rradhës me qytetarët për të prezantuar arritjet si dhe për të biseduar me të pranishmit problematikat që hasin, ndërkohë që një qytetar ka replikuar bindshëm fjalët e Ramës.

Pasi ka marrë mikrofonin, qytetari ka akuzuar qeverinë se ka rritur çmimin e ujit, ndërkohë që edhe tubat e tij i kanë larg, ndërkohë që ky reagim i tij ka acaruar disi Ramën, i cili ka shpërthyer duke i përsëritur disa herë qytetarit se ai është i papunë, prandaj i duket se i është rritur uji.

Qytetari: Pensionistët kanë paguar, pa pushim pa ndërprerje, se iku Saliu, se erdhi Saliu se u bënë piramidat se nuk u bënë piramidat. Dritat janë mall. Uji nuk është taksë, është mall.

Ankohen për rritjen e taksave ata që nuk paguajnë taksa.

Duke qenë një aktor i mirë komunikimi nuk ta dalim dot unë dhe të tjerët këtu.

Rama: Të është rritur ndonjë taksë ty?

Qytetari: Mirë që është rritur, unë dua tubin ta kem afër. Po flas për tubin, s’di taksë që është rrit.

Rama: Shumë falemnderit. Ka ndonjë tjetër që i është rritur taksa? Se është bërë, rrej rrej rrej sa të bëhet e vërtetë.

Ti zotëri je i papunë dhe më thua se të është rritur taksa…ti je i papunë…nuk paguan asnjë taksë. Ne kemi rritur taksa për ata që kanë më shumë, qofshin kompani…pra taksa për ata që kanë më shumë.

0afec5e390de8d186796760ca0bd0595_L.jpg

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 18:28
Login to post comments