“Katër bllofet e pokerit Rama-Tahiri”, Lubonja: Si po i shmangen të vërtetës

Tuesday, 08 May 2018 18:04

Në një lidhje me “Skype” për rubrikën ‘Opinion’ në News24, analisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e ish ministrit Saimir Tahiri për të dorëzuar mandatin e deputetit pas akuzave për lidhje me “Habilajt” të arrestuar për trafik droge.

Lubonja ka komentuar edhe analizën e tij “Katër bllofet e pokerit Rama-Tahiri”, teksa tha se po bëhet një lojë mes Ramës dhe Tahirit dhe se po neglizhohet e vërteta. Sipas tij, kanabizimin e Shqipërisë nuk e bëri Saimir Tahiri me kokën e tij.

“Gjykoj se i gjithë debati dhe çështja ‘Tahiri’ duhet vendosur në kontekstin e një të vërtete që edhe pse është evidente neglizhohet. E vërteta është se vështirë se ka njeri të besojë se atë që quhet kanabizimi i Shqipërisë e bëri Tahiri me kokën e vet, i pakontrolluar nga shefi apo instanca të tjera. Ka shumë argumente që të çojnë tek kjo e vërtetë. Vetë Rama ka qenë i informuar nga SHIK për përfshirjen e policisë në trafik droge apo edhe për ato avionët që i quante ‘mushkonja’. Nëse ne mendojmë se kjo është e vërteta, atëherë loja që bëhet mes Ramës dhe Tahirit është lojë e njëri-tjetrit dhe kanë karta të dobëta. Kemi pasur një lojë ku të dy palët ja kanë me hile njëri-tjetrit, por edhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Kemi të bëjmë me një lojë bllofesh”- tha Lubonja.

Ndër të tjera, Fatos Lubonja tha se mazhoranca ka kapur Prokurorinë, ndërsa politika bashkëvepron me krimin.

“Për mendimin tim kemi një kapje të Prokurorisë nga mazhoranca. Kemi të bëjmë me një organizim të tërë. Me një politikë dhe krim të organizuar që bashkëveprojnë”- tha Lubonja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...