×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Fier/ Këshilli i qarkut hap tenderin për zëdhënësin e shtypit njësoj si për sanitaren e rojën

Tuesday, 08 May 2018 20:11

Zëdhënësi për shtyp në qarkun e Fierit zgjidhet përmes tenderimit në të njëjtën mënyrë siç zgjidhet roja dhe sanitarja.

Këshilli i qarkut Fier ka bërë një ftesë për ofertë në Agjencinë e Prokurimit Publik, ose ndryshe ka shpallur një tender me objekt "Shërbimi i zëdhënësit të shtypit për nevoja të Këshillit të Qarkut Fier” për periudhën prill-dhjetor 2018.

Sipas kësaj ftese Operatori ekonomik duhet të paraqes këto dokumente:

-I regjistruar në regjistrat profesional ose tregtar të shtetit

-Kopje e ekstraktit të subjektit nga QKR

-Vërtetim nga zyra tatimore për shlyerjen e detyrimeve fiskale dhe sigurimeve shoqërore

-Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve pranë OSHEE për 6 mujorin e fundit

-Vërtetim nga Bashkia Fier për pagesën e taksave

-Referencë Bankare, me numër llogarie

-Licencë për ushtrim aktiviteti

-Fondi limit prill- dhjetor 2018 është 268 101 lekë pa TVSH

Por si ka mundësi që një zëdhënës për shtyp kërkohet përmes një procedure të hapur tenderimi, për Qarkun Fier?

Në një investigim të emisionit BOOM u pyet kryetari e Këshillit të Qarkut Fier, Vangjel Ndreka, lidhur me këtë çështje.

Ai sqaron se sanitaren, rojen dhe zëdhënësin për shtyp nga viti 2015, kohë kur u miratua reforma territoriale, i zgjedhin me tender si çdo shërbim tjetër, sepse nuk kanë  mundësi ta kenë pjesë të organigramës për shkak të numrit të kufizuar të organikës.

Ndërsa nëse nuk do të ketë asnjë person që do ta pranonte këtë pozicion e vetmja mundësi për qytetin e Fierit do të ishte marrja e një zëdhënësi me qira, por Vangjel Ndreka ankohet se për këtë gjë nuk kanë fonde, ndonëse një pjesë e madhe e fondeve të kësaj qeverie shkojnë në Fier.

Tek e fundit kush do të pranonte të ishte mbuluesi i krimeve dhe korrupsionit të kësaj njësie vendore.

fier 1

Login to post comments